O ju qė besuat, agjėrimi (saum ) u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aqė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qė se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju. (ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtėrsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni.
|