islami.ch
QËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ VËSHTIRËSIVE JETËSORENga Magjisteradmin
I nderuari mësues i madh, Jusuf el-Kardavi. Paqa, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
Ju drejtohem me këtë letër, e shpresoj se ju nuk do të nervozoheni me mua dhe nuk do të mrroleni e mllefoseni me mua kur ta lexoni këtë letër. Unë vendosa t’ju shkruaj, pasi më randoi tepër bara dhe më hypën gjërat në krye. Shkurt thënë, unë jam një i ri i me fat të keq. Kam shumë armë, por të gjitha janë të lidhura. Kaderi-caktimi është ai që i lidh këto armë, edhe pse janë në rregull. Të gjithë ata që janë më të ulët se unë, i shoh të aftë, të mundshëm, u hapen dyert, vazhdimisht u jepen raste të ndryshme, ndërkaq për mua shoh se dyert janë të mbyllura, shansat të humbura, dhe bota në sytë e mi është krej e nxirë.
Unë jam rritur në një ambient të varfër, por arrita të shkollohem. I vura vetes një metodologji për mësim, dhe kësaj metodologjie arrita t’i përmbahem. Nuk mjaftova vetëm me nji apo dy gjuhë, por mësova pesë gjuhë botërore, Pak njerëz e arrinë këtë. Në fillim mendoja se shkollimi dhe njohja e gjuhëve do t’i eliminojë para meje të gjitha pengesat dhe barierat, mirëpo, për fat të keq, në çdo punë që e filloj, më dalin pengesa dhe armiqë të cilët më bëjnë kurtha dhe kënaqen me dështimin tim. Për këtë shkak, dëbohem prej pune pa ndonji faj timin që e bëj me vetëdije apo mospërmbushje të detyrave të cilat më jepen. Kjo ndodh për shkak të kurthave dhe xhelozisë së ziliqarve. Kjo po më përsëritet mua, gjë që më bërim të besoj se jam njeri pa fat, se më është shkruar të pësoj dhe vuaj, dhe se caktimi i Zotit më lufton dhe më pengon. Më ndodhin këto gjëra, edhe përskaj asaj se unë jam njeri fetar, falem, agjëroj, i kryej obligimet fetare dhe  mburem me fenë time. Besoj se mirësia e vërtetë është në të qenit i përpiktë në fe dhe në ndjekjen e udhëzimit të fesë. Për atë, ju drejtohem juve, a keni ndonji zgjidhje për këtë gjendjen time, ngase më janë bërë të tepërta gjërat dhe më shkojnë vërdallë në kokë mendime nga të cilat nuk mund të largohem dhe të cilat nuk i kanë hije një besimtari. Mirëpo, shtypja e tepërt, mund të shkaktojë shpërthim.
I nderuari profesor, ma tregoni rrugën e drejtë, pse më ndodh kjo dhe pse më shtyp koha? Pse më lufton caktimi? Pse më bëjnë kurtha dhe ma kanë zili njerëzit? Unë me padurim e pres përgjigjen tuaj. E lus Allahun t’ju forcojë në të vërtetën dhe t’ju japë të mira. Paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju.
M.H.M.
Dr.Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA
I nderuari, falënderimi i plotë sinqerisht i takon vetëm Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e të Dërguarit të Tij, Muhamedit s.a.v.s. Të përshëndes me përshëndetjen islame, Selamullahi alejke ve rahmetuhu ve berekatuhu.
Unë e lexova letrën tënde dhe nuk mu mrrol fytyra nga mllefi e nervoza, siç mendoje ti, por ndjejta dhimbje në zemër për atë që e lexova. Kjo, ngase muslimani i vërtetë ndjen dhimbje në zemër kur sheh ndonji njeri në halle, pa marrë parasyshë kushdo që të jetë ky njeri, e çka mund të thuhet nëse këto halle i ka një vëlla musliman me të cilin më lidh besimi islam?!
Unë prej teje kërkoj që ta lësho hidhërimin dhe mllefosjen, por çështjen tënde ta analizosh ngadalë dhe me maturi, e mos e derdhish gjithë mllefin tënd mbi caktimin e Allahut-Kadanë dhe Kaderin, mbi tokën dhe qiellin, mbi krijesat dhe Krijuesin.
Vëlla i nderuar, ti duhet t’i keshë parasyshë disa të vërteta të rëndësishme:
1-T’i kujtosh mirësitë ekzistuese:Fillimisht, më duhet të theksoj se  besimtari i mençur nuk duhet t’i shohë vetëm ato që i mungojnë dhe që i ka noksan, por ai së pari duhet t’i shohë mirësitë e Allahut të cilat i posedon. Nëse vepron kështu, ai do të shohë se posedon shumë të mira, por, për fat të keq, ai këto nuk i sheh, apo i sheh, por nuk i zen gjë, nuk i vlerëson si duhet, i sheh si të vogla.
Allahu e mëshiroftë Urve ibn Zubejrin, për një ditë e goditën dy fatkeqësi. Kali e goditi njërin djalë të tij, dhe vdiq, e vetë atij, mjeku ia preu këmbën, me qëllim që sëmundja mos të shpërndahet në pjesët tjera të trupit. Mirëpo, ai, edhe përskaj gjithë kësaj, përsëri e falënderoi Allahun e Madhërishëm. Ai e shikoi njërin djalë të mbytur, pastaj e shikoi tjetrin që e kishte të gjallë, dhe tha:”O Allah, nëse njërin ma ke marrë, një tjetër më ke dhënë”. Pastaj e shikoi këmbën e prerë, pastaj e shikoi këmbën tjetër të shëndoshë, dhe tha:”O Allah, nëse njërën ma ke sprovuar, tjetrën ma ke mbrojtur nga sëmundjet”. Pra, ai i shikonte mirësitë të cilat i kishin mbetur, ashtu që ishte mirënjohës dhe i kënaqur, e sikur t’i shikonte vetëm mirësitë nga të cilat ishte privuar, atëherë do të dëshprohej dhe mllefosej.
Po edhe ti, sikur ta shikosh veten, do të shohish se ke shumë mirësi që ti nuk don t’i pranosh, apo ndoshta je negligjent ndaj tyre.
a-Allahu të ka falur trup të shëndoshë, ashtu që nuk je lindur me të meta, me hendikep apo i deformuar.
b-Allahu të ka falur logjikë dhe mendjemprehtësi, siç shihet nga vetë fjalët tua dhe nga sukseset që ke arritur në studime. Përndryshe, ka patur mundësi të jeshë prej të marrëve.
c-Allahu të ka falur vullnet të fuqishëm, siç thua ti në letër, ashtu që e ke detyruar veten me program për të arritur dituri dhe ke arritur ta zbatosh atë program, edhe përskaj kushteve të rënda që i ke patur.
ç-Allahu i Madhërishëm ta ka mundësuar të mësosh pesë gjuhë të huaja, gjë që mund ta bëjnë vetëm pak njerëz, apo shumë pak.
d-Mbi të gjitha, Allahu i Madhërishëm të ka udhëzuar në Islam, e kjo është mirësia më e madhe dhe më e dobishme në këtë botë dhe në botën tjetër.
Vëlla i nderuar, a nuk janë këto mirësi që t’i ka falur Allahu i Madhërishëm, mirësi këto të mëdha që i dëshiron shumë kush, bile disa prej tyre, por ja që nuk i ka?! Apo, ti i konsideron këto mirësi zero, ngase ato nuk të kanë sjellur para dhe jetë luksoze?
Vëlla i dashur, ku ta dish, ndoshta Allahun don të të kalit në sprova dhe të të edukojë përmes këtyre sfidave, ashtu siç i edukoi të dërguarit e Tij të mëdhej, të cilët u sprovuan, por duruan dhe u përqëndruan derisa e kumtuan shpalljen, e kryejtën misionit, ashtu që Allahu i
1 El-Mu’ëminun: 55-56.
2 El-Bekare: 216.
Madhërishëm përmes tyre disa udhëzoi, e atyre që nuk besuan dhe u shmangën nga feja, ua solli argumentet.
A e dinte Jusufi a.s. se sprovat me të cilat u ballafaqua gjatë gjithë jetës, do ta shpiejnë të bëhet i pari i Egjiptit, dhe në dorën e tij të jenë depot e tokës:financat, bujqësia, planifikimi dhe ushqimi? Poashtu, a e dinte se pas këtyre sprovave, Allahu i Madhërishëm do ta bëjë që ai ta zgjedh problemin e thatësisë, si dhe përmes tij ta nxjerr Egjiptin dhe vendet tjera përreth prej krizës së urisë dhe thatësisë?
Ne duhet t’i përballojmë vështirësitë dhe dhimbjet me durim, e nuk duhet të mendojmë se sprova e cila na ka goditur, është ndëshkim për ne nga ana e Allahut, por në të kundërtën, shumë herë, sprova është dhuratë prej Allahut për ne, edhe pse ne nuk e kuptojmë. Sikur mos të kishte qenë kështu, pejgamberët nuk do të ishin njerëzit më të sprovuar në këtë botë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Njerëzit që më së tepërmi sprovohen, janë pejgamberët, pastaj pasojnë më të mirët, e pastaj më të mirët pas tyre dhe kështu me radhë. Njeriu sprovohet në bazë të besimit, nëse e ka besimine  fortë, i forcohet edhe sprova, e nëse besimin e ka të dobët, sprovohet aq sa e ka besimin. Sprovat vazhdojnë ta godasin njeriun, derisa ec mbi tokë pa asnji mëkat”.3 Bile, besimtari i vërtetë, e përdor sprovën në kontekst pozitiv, duke e trajtuar si begati që meriton falënderim, e jo fatkeqësi për të cilën duhet durim. Në këtë kontekst, është transmetuar prej Omer ibn Hattabit se ka thënë:”Nuk ka ndodhur të më godet ndonjë sprovë, përpos se në të kam gjetur katër mirësi të Allahut për mua:Nuk ka qenë sprovë në fe, nuk ka qenë edhe më e madhe se sa ka qenë, nuk jam privuar që të pajtohem me të, dhe unë shpresoj që Allahu të më shpërblejë për të”.4
3-Kjo është ajo që keni merituar ju:E vërteta e tretë në këtë drejtim, është që ta dimë se nuk duhet t’ia mveshim dështimin tonë në jetë vetëm çështjes së caktimit të Allahut, e veten tonë ta pastrojmë dhe ta shfajësojmë nga çdo paaftësi dhe dobësi.  Kjo mënyrë e të menduarit do ta bëjë njeriun parazit dhe do ta ndalojë nga çdo tentim për përmirësimin e vetes dhe zgjidhjen e problemeve, por do të thotë:”Kështu ka thënë Allahu për mua, apo kundër meje”, dhe nuk do të lëviz asnji hap përpara.
Ebu Davudi ka transmetuar në Sunenin e tij prej Auf ibn Malikut se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka gjykuar ndërmjet dy personave. Personi, kundër të cilit u gjykua, kur e ktheu u nis të shkojë tha:”Më mjafton Allahu, mbrojtës i mirë është Ai”. Në këto fjalë të tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia ktheu:”Allahu na qorton për paaftësi, e ti duhet të jeshë i gjindshëm dhe i mprehtë. Kur të të ndodh diçka që nuk mund ta evitosh, thuaj:” Më mjafton Allahu, mbrojtës i mirë është Ai”.6 Pra, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i bëri vërejtje këtij personi për atë se tha: :” Më mjafton Allahu, mbrojtës i mirë është Ai”, edhe pse kjo thënia përmban përmendje të Allahut. Mirëpo, në këtë rast ajo flet për paaftësi dhe pesimizëm, e besimtari nuk duhet të jetë pesimist apo i paaftë. Në një hadith autentik qëndron:”Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se sa besimtari i dobët. Prej çdo njërit prej tyre ka mirësi. Jij i kujdesshëm ndaj asaj që të sjell dobi, kërko ndihmë prej Allahut, dhe mos u bën i paaftë”.7 Muhamed Ikbali, një poet dhe filozof, ka thënë:”Besimtari i dobët ankohet për caktimin e
3 Hadithin e ka shënuar Hakimi, vëll.III, f.343, të transmetuar prej Sa’d ibn Ebi Vekasit.
4 Konsulto kapitullin “Qëndresa në vështirësi”, në librin tonë:Besimi dhe jeta.
5 Ali Imran:165.
6 Ebu Davudi, kapitulli i gjykimeve, hadithi nr.3627.
7 Hadithin e ka shënuar Muslimi, nr.2664.
Allahut, e besimtari i fuqishëm beson se ajo që ka ndodhur është caktimi i Allahut që nk kthehet prapë dhe gjykimi i Tij që nuk nënshtrohet”.
Nëse unë të rrëfej ty për veten time, do ta shohish çfarë sprovash kam patur. Pasi dola prej paraburgimi në vitin 1956, refuzuan të më caktojnë mësimdhënës në shkollat e Az’herit, ngase për ne që ishim pjestarë të organizatës Vëllezërit muslimanë-El-Ihvan el-muslimun, u ndaluan të gjitha funksionet të cilat kishin lidhje me masën, qoftë se ishte fjala për arsim,
8 El-Ankebut: 69.
9 Jusuf: 87.
10 El-Hixhër: 54-56.
11 Ali Imran:140.
12 Et-Talak: 7.
13 El-Inshirah: 5-6.
ligjërim ditave të Xhunaja apo ligjërata të përgjithshme. Unë arrita të marr diplomë të lartë nga Fakulteti i Bazave të Fesë(Usuluddin) si dhe diplomë të profesionalizimit të mësimdhënies nga të tre fakultetet e Az’harit. Pas kësaj, fillova të gjurmoj ndonjë shkollë private për ta ligjëruar gjuhën arabe, ndërkaq unë isha i diplomuar në Fakultetin e Bazave të Fesë, ashtu që u jepnin përparësi ndaj meje atyre që kishin kryer Fakultetin e Gjuhës Aarabe dhe që ishin diplomuar në institucionin e lartë arsimor Daru-l-ulum. Por, shpejt u hoqën ato mjegulla, na u hap qielli, na erdhën mirësitë e Allahut të Madhërishëm njëra pas tjetrës, qofshin të dukshme apo të padukshme, materiale apo morale. Qoftë lartësuar Allahu që na udhëzoi, ngase sikur mos të kishte qenë Ai, ne nuk do të udhëzoheshim.
Për atë, vëlla i nderuar, mbroje besimin tënd, dhe në asnjë moment mos e humb shpresën tënde në të nesërmen e ndritshme dhe jij i bindur se vjen e nesërmja, dhe kjo vjen shpejt. Recitoi bashkë me mua vargjet e poetit:
Ndoshta djaloshit i ndodh diçka që e ngushton, e te Allahu ajo ka rrugëdalje
Është ngushtuar, dhe mu atëherë kur unazat e saj janë shtrënguar, është hapur,
e unë mendoja se nuk do të lirohet.
Prite zbardhjen e agimit, sado që të jetë nata e errët, ajo errësirë zgjat disa çaste dhe i paraprinë agimit të mëngjesit.
Allahu me mirësinë e Tij e forcoftë zemrën dhe këmbët tua në të vërtetën, e zgjeroftë gjoksin tënd me bindje, t’i lehtësoftë çështjet tua dhe e zgjidhtë nyjen tënde. Amin (Përgjigju o Allah). Dhe lutja jonë e fundit është:I tërë falënderimi i plotë, sinqerisht i takon vetëm Allahut, Zot i botëve.
Prej arabishtes:Mr.Bashkim Aliu
Të ndaluaritNga Magjisteradmin
Mr.Bashkim Aliu
Jo rallë herë autorë, studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë shkruajtur dhe kanë folur për të ndaluarit, gjegjësisht, ata që për motive të ndryshme nuk kanë mundur t’i gëzojnë të gjitha gjërat që i kanë gëzuar edhe tjerët, edhe pse kanë jetuar afër njëri-tjetrit, dhe logjikisht ka qenë e pa akceptueshme të mund njëra palë të jetë e ndaluar, e tjetra t’i gëzojë ato gjëra. Por, ja, bën vaki edhe kjo. Të ndalurarit, nuk vehen vetëm në kontekst ekonomik, por në të gjitha kontekstet, përfshi në veçanti atë kulturor, medial, ligjor etj.
Të jeshë i ndaluar, më mirë kuptohet nga shqiptarët në trollin e Ballkanit dhe nga muslimanët në përgjithësi në botë. Kjo, ngase ky popull, në shekullin e fundit, aq shumë pësoi, sa që gati nuk i gjen shembull në botë, por falë Allahut, arriti t’i tejkalojë të gjitha këto kriza dhe mos të zhduket biologjikisht. Struktura multireligjioze, multinacionale dhe multikulturore e Ballkanit, nuk ka asocuar edhe në shqiptarët, në mendësinë e shovinistëve të këtij nënqielli, të cilët në emër të nacionalizmit dhe fundamentalizmit fetar ortodoks, i bënë masakrat më të mëdha në historinë më të re të Ballkanit, dhe lëvizën të tërbuar në drejtim të mobilzimit të masave të cilave u prinin për të besuar se ky entitet nuk ka të drejtë të jetojë në këtë hapësirë, e nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë, nuk duhet të lihet të jetojë i lirë, por duhet të jetë i ndaluar dhe i shtypur. Kjo mendësi i solli luftërat shfarosëse me pasoja afatgjata për rajonin e Ballkanit, dhe, njëkohësisht, krijoi klimë pasigurie dhe urrejtje në mes popujve të cilët ngjeshur jetojnë në këtë territor jo gjithaq komod për numrin dhe shtrirjen e tyre. Thënë më qartë, për shqiptarët dhe muslimanët nuk është caktuar vend në këtë hapësirë plot diversitete, por ata janë parë si mish i egër dhe të huaj në tokën e vet. Për rrjedhojë, edhe u ndaluan nga shumë gjëra, mos po arrihet në këtë mënyrë të ftohen nga dëshira për të jetuar këtu.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos keshë të drejtë të qahesh për padrejtësitë që t’i bëjnë, dhe mos e ngreshë zërin se po të mëshohet tepër në shpinë.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë të injorohesh nga tjerët në të gjitha aspektet, e ti mos të keshë të drejtë ta kontestosh këtë injorim, e lere më, edhe t’i, në mënyrë reciproke, t’i injorosh ata.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, ata të ta ndalin rrugën, e ti, jo vetëm që nuk ke të drejtë t’ua ndalish rrugën, por edhe ndalohesh të thuash se duhet edhe atyre t’u ndalet rruga.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos mund të thuash se të kanë masakruar e shtypur kriminelët, por të punosh t’i relaksosh marrëdhëniet me xhelatët. Apo, të mos keshë të drejtë t’ua mësosh brezave t’u se kënd e ke patur mik, e kënd e ke patur armik gjatë historisë, ngase kjo e prish atë far imazhin tënd prej njeriu dhe qytetari modern. Pardon, këtë mund ta bësh vetëm të shtrembëruar, gjegjësisht ta quash kriminel atë që s’të ka bërë krime, por, këtë ta bësh vetëm pse tjetri kështu don dhe kështu i konvenon, e ta quash mosmarrëveshje krimin që ta ka bërë tjetri.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të ngelesh i izoluar dhe i margjinalizuar, i privuar t’i shfrytëzosh edhe të drejtat themelore që t’i ka falë Krijuesi në atë që Ai vetë e ka krijuar, si rrugët në tokë, e ata që të kanë izoluar të lakmohen dhe të luten t’u hapen shumë rrugë, nëse pak zbuten ndaj teje.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos kërkosh të flasish gjuhën tënde, të shkruash në gjuhën tënde, dhe t’i lexosh dokumentet dhe shkrimet zyrtare në gjuhën tënde, ngase shumë kërkon, dhe ia ul rejtingun palës tjetër, edhe pse kjo është e drejta jote, e tjetri, ndihmmohet të gjejë zgjidhje për ta përvetësuar legalisht atë që nuk i takon, gjuhën, kulturën, historinë, simbolet dhe civilizimin e huaj.
Të jeshë i privuar, do të thotë, të obligohet fëmija jot, posa të fillon t’i shqipton shkronjat, ta mësojë gjuhën e tjetrit, në emër të integrimit, e tjetri, të ta flet ty jo gjuhën e vet letrare, por dialektin e huaj të gjuhës së vetë të formuar artificialisht.
Të jeshë i privuar, do të thotë, të mos keshë të drejtë të luftosh për tënden, për ta mbrojtur veten, kulturën, besimin dhe qenien në përgjithësi, se atëherë je njeri i dhunës, e tjetri kur të vret dhe të shkatërron, të quhet se vetëmbrohet.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos keshë të drejtë t’i quash gjërat me emra të vërtetë, ashtu që agresorin dhe kolonizatorin, varësisht se kush është, duhet ta quash çlirimtar dhe luftues për liri dhe të drejta, edhe nëse të ka bërë shkatërrime dhe ka bërë krime mbi ty, e atë që sot e kësaj dite ia përdor të mirat që t’i ka lënë, ta quash barbar dhe pushtues.
Të jeshë i privuar, do të thotë, që atë që vret, mos mund çdo herë ta denoncosh, por varësisht se kush vret dhe ku vret, herë i aplauzon dhe e quan hero, e herë e shan dhe e lufton.
Të jeshë i ndaluar, do të thotë, që mos mund ta ngreshë dorën për ta mbrojtur veten, se shpallesh terrorist dhe njeri dhune; të mos keshë të drejtë ta dënosh padrejtësinë dhe tejkalimin e kufijve, nga palë të caktuara, se akuzohesh se je kundër vlerave të perëndimit; të mos keshë të drejtë t’i dënosh ata që urinojnë mbi kufoma njerëzish të vrarë, ngase konsiderohesh se ua mban anën terroristëve. E tjerët, të kenë të drejtë të bëjnë agresion në emër të lirisë; të ushtrojnë dhunë në emër të demokratizimit të rajonit; t’i shtrydhin popujt në emër të humanitetit, dhe kur nuk kanë kah t’ia mbanë, t’i shpallin kriminelët e tyre njerëz me të meta psiqike.
Ja, kështu është të jeshë i ndaluar. Por, jo vetëm kaq, edhe shumë më tepër, edhe pse një pjesë, vetë ti dhe njerëzit e tu e bëjnë.
Por, në fund, ndalimi i njeriut ka mbarim, do të kalojë, vetëm Krijuesi mos na ndaloftë nga të mirat e Tij, se atëherë të gjitha rrugët mbyllen.
PËRMENDORET, NUK I ZËVENDËSOJNË NJERËZITNga Magjisteradmin
Vitet e fundit të dekadës së parë, dhe fillimi i dekadës së dytë të shekullit XXI, u shënuan si vite të krizave në tregjet botërore dhe panikës nga rrëmuja politike dhe shoqërore, si rezultat i trandjes së tregjeve financiare botërore, lëkundjes së ekonomive të mëdha, humbjes së fuqisë së shumë valutave dhe mbylljes së shumë bankave dhe kompanive. E gjithë kjo shkaktoi që qeveritë e shteteve të ndryshme të marrin masa preventive dhe të bëjnë shkurtime të harxhimeve buxhetore, me qëllim që ta zbusin krizën e cila i rrezikonte seriozisht vendet e tyre.
Derisa të zotët e shtëpive në shtete të ndryshme mbanin llogari për çdo monedhë që e harxhojnë, gjegjësisht i bënin hesap gjërat nga disa herë, dhe i matnin shtatë herë para se t’i presin një herë, i pari i qeverisë së Maqedonisë, premieri Gruevski, diktoi një tempo tjetër dhe promovoi një filozofi të re menaxhimi, e cila sipas tij, është më e qëlluar në këto momente krize. Fjala është për rritjen e shpenzimeve nga buxheti i shtetit për projekte të ndryshme.
Me këtë, ai deshi t’u mbajë leksion vendeve të ndryshme me traditë demokratike dhe rezultate të dukshme ekonomike, se si duhet të menaxhohet me financat dhe projektet në kohën e krizave.
Ne, nuk e kemi për qëllim të merremi me teoritë ekonomike se si duhet menaxhuar buxhetet në kohë krizash, por duam të nënvizojmë atë se në çfarë projektesh u drejtuan mjetet e buxhtetit të këtij shteti që jeton me sadaka nga tjerët.
Në aspektin ekonomik mban ajo që në kohë krizash të derdhen mjete nga buxheti për projekte infrastrukturore, me qëllim që impakti në jetë në moshumbjen e vendeve të punës dhe mosrënien e intenzitetit të taksave në buxhet. Mirëpo, ajo që bëri qeveria e Maqedonisë, nuk ka të bëjë me këtë teori, por është thjeshtë një zbrazje e inateve, vuajtjeve dhe derteve, që po qe se nuk ke fuqi dhe mundësi t’i zbrazish ndryshe, atëherë, bile edhe me veprime provokuese, edhe pse e dëmton edhe veten. Tërë teorinë ekonomike të menaxhimit me mjetet buxhetore në situata krize, Gruevski e përktheu në përmendore, si një pikë më sublime kulturore dhe ekonomiko-financiare për maqedonasit. Për këtë qëllim, u derdhën mjete të shumta nga buxheti që të punohen përmendore dhe statuja, sa që sheshi i Shkupit duket se është një arenë gladiatorësh, hipodrom për garim kuajsh dhe manastir shenjtorësh, e mos harrojmë edhe odë vojvodash.
Kështu, u vu përmendorja e Lekës së Madh, Filipit, mbretit Samoil, Çentos, Nikolla Karevit etj.
Vlerësimet për këtë veprim ishim nga më të ndryshmet. Disa i cilësonin si rrugë për abuzim me mjete financiare, ashtu që shënohen shifra astronomike, të cilat nuk është e sigurtë se mbarojnë në tërësi në kontot e artistëve të Firencës. Disa i cilësonin si  budallaki për inat. Disa tjerë si nsotalgji dhe vuajtje për diçka që u mohohet, gjegjësisht identitetin. Disa këto i cilësuan si tentim për ta vjedhur historinë, kulturën dhe identitetin e huaj, etj.
Të gjitha këto që u thanë, mbajnë, ngase problemi i emrit, që e ka Maqedonia me Greqinë, dhe mënyra se si menaxhohet ky problem nga ana e palës maqedone, të bën të mendosh se këto cilësime janë të drejta. Në fakt, tentohet që përmes bronzit, gipsit dhe granitit, të mbahet në jetë një histori, e cila, në fakt, u takon tjerëve, dhe nuk është e tyre. Kontestimi i identitetit dhe dëshira për t’i identifikuar, bën që të verbohesh dhe të paraqitesh ai që në fakt nuk je, vetëm që ta vërtetosh vetveten, edhe pse e din se rren dhe nuk je ai. Por, ja, inati, ndodh të jetë edhe më i ëmbël se mjalti. E kur inati bashkohet me naivitetin, atëherë ke rastin të shohish çudira.
Mirëpo, krahas nostalgjisë për identitet dhe emër, ngjarjet rreth dhe pas regjistrimit të ndërprerë, bëjnë të mendosh se përmendoret kanë patur edhe një dimenzion tjetër në
mentalitetin e qeveritarëve sllavo-maqedon, atë të zëvendësimit të njerëzve, që ata si numra po i humbin dita-ditës.
Regjistrimi i shumëpërfolur para se të nisë, dhe i dështuar që në nisje, dhe i ndërprerë pasi që u nis, na shpalosi problemin edhe më të madh se ai i emri me Greqinë për palën sllavo-maqedone. Në fakt, regjistrimi u ndal me pretekst se ka patur mangësi dhe shkelje e mosrespektim të procedurave. Por, këto arsyetime nuk e bindën askënd, bile edhe vetë fansat e VMRO-DPMNE-së së Gruevskit, e lere më njerëzit tjerë.
Pak nga pak, po dalin gjërat në shesh. Regjistrimi nuk është ndalur për shkak të mosrespektimit të procedurave dhe shkeljeve, por, për shkak të frikës së palës sllavo-maqedone, bazuar në raporte të aktivistëve të vetë në teren, se numri i maqedonëve ka pësuar rënie drastike, ndërkaq, nga ana tjetër, numri i shqiptarëve ka shënuar ngritje. Ngritjen e numrit të shqiptarëve e kanë paralajmëruar edhe studimet e ndryshme demografike, mirëpo është mbajtur fshehur rënia e numrit të palës maqedone. Kjo rënie ka ardhur për disa shkaqe:për shkak të natalitetit të ulët, marrjes së pasaportave bullgare dhe regjistrimit si bullgar, regjistrimit të pjestarëve të fesë islame që e flasin gjuhën maqedone si torbeshë, e jo maqedonas musliman, siç ka qenë deri më tash, dhe ngushtimi i mundësive për manipulim me romët, në aspektin e deklarimit për etninë.
Këtë dyshim e shpalosi edhe vetë gazeta maqedonase Dnevnik, e cila publikoi para pak ditësh se regjistrimi është ndërprerë për shkak se numri i maqedonve ka rënë, e që sipas tyre, kjo kap shifrën 13 mijë vetë, ndërkaq numri i shqiptarëve është rritur për 31 mijë vetë. Poashtu, sipas kësaj gazete, ka pësuar rënie edhe numri i krishterëve në krahasim me numrin e muslimanëve.
Kjo tregon se Gruevski dhe pala sllave kanë më shumë derte dhe sekëlldi, e jo vetëm një. Ata janë në siklet për shumë gjëra, e pa dyshim se rënia e numrit, e cila ka qenë realitet edhe më herët, por është mbajtur sekret nga prononcimet publike, e që tash më plasi edhe në publik, ia ka vënë kapakun. Në fakt, si duket, duhet të bisedohet për pakicë sllavo-maqedone, e jo për pakica tjera, siç këmbëngulin maqedonasit. Tash, me këtë, maqedonasit jo vetëm që janë ardhacakë nga Karpatet e Rusisë në këtë troll arbnor të Ballkanit, por janë edhe pakicë.
Pala maqedonase ka patur informata edhe më herët se si qëndron puna me numrin e tyre, për atë edhe iu frikua regjistrimit me mbikqyrje të huaj, ngase zvogloheshin gjasat e manipulimit. Mirëpo, u mundua që vetë mos e marr mbi vete barën e dështimin e regjistrimit, e të del në mejdan sikleti i tyre, por deshi që dështimi t’u mveshet si çdo herë shqiptarëve. Pasi që kjo nuk u arrit, atëherë ishte e detyrueshme që ta bën një gjë të tillë, ngase pasojat do të ishin të mëdha, duke i përfshirë këtu edhe pasojat morale.
Në dritë të kësaj që u tha, mund të konstatohet se Gruevski që herët ka kërkuar ilaç për zjarrin që ia ka kallur mushkëritë dhe ia ka tharrë pështymën, rënien e numrit të sllavo-maqedonve, e pasi këtë nuk mund ta bëjë me njerëz me frymë, gjeti satisfaksion në statuja të vdekura.
Nëse i thonë se paskeni mbetur pak, ai tash e ka përgjigjen gati:Po, ama shiqo sa i madh është Aleksandri, 30 metra. Ne kemi nji, ama të madh, nuk na duhen shumë”.
Po, por përmendoret nuk i zëvendësojnë njerëzit, edhe nëse të identifikojnë ty dhe historinë tënde, e lere më nëse janë të vjedhur.
NDIHMONI TE VARFERITNga Magjisteradmin
http://www.youtube.com/watch?v=s2oXDMNx_AI
Familjen mund ta kontaktojne me ketu
Tel: 044970356
Email:  ummu_omer@hotmail.com dhe
kontributi ne
Pro-Credit-Bank
konto 1143-002025-0001-14
Allahu ju shperbleft per kontributin tuaj
NËNAT E NDERSHME TË BESIMTARËVENga Magjisteradmin
Muhamed Ali Sabuni
Imam Kurtubiju në tefsirin e tij ka thënë:”Allahu i Madhërishëm i nderoi gratë e të dërguarit të Tij me atë që i bëri nëna të besimtarëve në kuptim të domosdoshmërisë së madhërimit, bamirësisë, respektit dhe ndalimit të martesës me to. Kjo ka qenë respekt për të dërguarin e Allahut dhe nderim për ta”.2
EMRAT E NËNAVE TË BESIMTARËVE-GRAVE TË TË DËRGUARIT TË ALLAHUT
Nënat e besimtarëve, pra gratë me të cilat u martua i dërguari i Allahut s.a.v.s. janë:
1-Hadixhe binti Huvejlid, r.a.
2-Seudete binti Zum’a, r.a.
3-Aishe binti Ebi Bekër, r.a.
4-Hafsa binti Omer, r.a.
5-Zejneb binti Xhahsh, r.a.
6-Zejneb binti Huzejme, r.a.
7-Ummu Sele-Hind binti Ebi Umejje El-Mahzumijje, r.a.
8-Ummu Habibe- Remle binti Ebi Sufjan, r.a.
9-Mejmune binti El-Harith El-Hilalije, r.a.
10-Xhuvejrije binti El-Harith, r.a.
11-Safijje binti Hujej ibn Ehteb, r.a.
1) Hadixhe binti Huvejlid, Allahu qoftë i kënaqur me të:Kjo ka qenë gruaja e parë që e martoi i dërguari i Allahut s.a.v.s. para se t’i shpallet se është pejgamber. Kur u martua me të, i dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte njëzetepesë vjet, ndërkaq Hadixheja ishte grua e vejë dhe kishte dyzet vjet. Fillimisht ka qenë e martuar me  Ebu Halen, e pas tij është martuar me  Atik ibn Aidhin, e pas tij u martua me të dërguarin e Allahut s.a.v.s.
1 El-Ahzabë: 53.
2 El-Xhami’ë li ahkami-l-Kur’an, vëll.XIV, f.166.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. e zgjodhi për grua Hadixhen për shkak se ishte e pjekur dhe shumë e mençur. Martesa e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me këtë grua ishte e qëlluar dhe me vend, ngase ka qenë martesë e dy njerëzve të mençur, ndërkaq diferenca në moshë, nuk ka qenë pengesë për martesë marrë parasyshë faktin se kjo martesë nuk ka qenë thjesht për ta shfryrë epshin dhe për t’u kënaqur seksualisht, por ka qenë për një qëllim të lartë human. Allahu i Madhërishëm e zgjodhi Muhamedin s.a.v.s. për të dërguar të Vetin dhe e ngarkoi me kumtimin e shpalljes dhe rezistimin e vështirësive në rrugën e misionit islam, e Allahu i Madhërishëm ia  dha atij këtë grua të ndershme e të devotshme, të mençur dhe inteligjente që t’i ndihmojë të dërguarit të Allahut s.a.v.s. që të ec pa u ndalur në rrugën e kumtimit të shpalljes dhe përhapjes së fesë. Kjo është gruaja e parë e cila i besoi të dërguarit të Allahut s.a.v.s. se është pejgamber i Allahut të Madhërishëm.
Për mençurinë dhe pjekurinë e saj flet edhe vetë ngjarja e ardhjes së Xhibrilit te i dërguari i Allahut s.a.v.s. për herë të parë në shpellën Hira. Kështu, kur i erdhi Xhibrili në shpellën Hira, i dërguari i Allahut s.a.v.s. u kthye te gruaja e tij duke u dridhur, hyri dhe i tha:”Më mbuloni, më mbuloni”. Kur i kaloi frika, këtë ngjarje ia tregoi Hadixhes dhe i tha:”U frikova për veten time”. Hadixheja i tha:”Sihariqo, se pasha Allahun, ty Allahu nuk të dëshpron asnjiherë ngase ti e respekton farefisin, e flet të drejtën, u përballon vështirësive, u jep nevojtarëve, e nderon mysafirin dhe e ndihmon atë që është e drejtë”. Hadithi është shënuar në të dy Sahihet.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. i kaloi me Hadixhen vitet më të mira të rinisë së tij. Derisa ishte me të, nuk u martua me grua tjetër dhe as që e ka dashur ndonji grua tjetër si ajo. Bile, Aisheja r.a. e xhelozonte Hadixhen, edhe pse nuk e kishte parë dhe nuk kishte qenë së bashku me të në kurorë me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. Bile, në një rast, kur i dërguari i Allahut s.a.v.s. e përmendi, ajo nuk mundti të durojë, por ndërhyri duke thënë:”Ajo ka qenë një grua në moshë në  të kaluarën, e Allahu ta ka zavendësuar me një më të mirë se ajo”, aludonte në vetveten. Por, i dërguari i Allahut s.a.v.s. u hidhërua nga këto fjalë, dhe i tha:”Jo, pasha Allahun, Allahu nuk ma ka zavendësuar atë me nji tjetër ma të mirë. Ajo më besoi, kur tjerët mohonin, ajo më zuri besë, kur tjerët më përgënjeshtronin, ajo më ndihmoi me pasurinë e saj, kur tjerët më privonin nga pasuria, dhe Allahu më dha fëmijë me të, e jo me gratë tjera”. Aisheja ka thënë:”Pas kësaj, asnjëherë më nuk e kam përmendur me diçka të papëlqyeshme”.
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar prej Aishes r.a. se ka thënë:”Nuk e kam xhelozuar asnjë nga gratë e të dërguarit të Allahut s.a.v.s., sikur që e kam xhelozuar Hadixhen, edhe pse kurrë nuk e kisha parë, por i dërguari i Allahut s.a.v.s. e përmendte shpesh, bile edhe therrte dele dhe mishin ua dërgonte shoqeve të Hadixhes. Ndodhte t’i thosha:”Sikur nuk ka patur në botë grua tjetër pos Hadixhes”, e ai thoshte:”Vërtetë ajo ka qenë, dhe me të vërtetë ka qenë grua me nam, unë me të kam patur fëmijë”.3
Ajo jetoi me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. njëzetepesë vjet, pesëmbëdhjetë vjet para shpalljes, dhe dhjetë vjet pas shpalljes. Deri sa qe me të, i dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk u martua me asnji grua tjetër, dhe të gjithë fëmijët, me përjashtim të djalit Ibrahim, i ka patur me të. Kur u transferua Hadixheja r.a. në botën tjetër, i dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte mbushur pesëdhjetë vjet. Deri në këtë kohë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk u martua me grua tjetër, vetëm pas vdekjes së saj, i dërguari i Allahut s.a.v.s. morri gra tjera për shkaqe të caktuara, disa nga të cilat përmendëm më parë.
2) Seudete binti Zum’a: I dërguari i Allahut s.a.v.s. u martua me Seudeten pas vdekjes së Hadixhes e cila ishte grua e vejë, kishte qenë e martuar me Sekran ibn Amër El-
3 Hadithin e kanë shënuar:Buhariu, vëll.VII, f.102, Muslimi, nr.2434 dhe Tirmidhiju, nr.3885.
Ensarijun. I dërguari i Allahut s.a.v.s. e martoi Seudeten, edhe pse ishte ma e moshuar se i dërguari i Allahut s.a.v.s., ngase ajo ishte prej besimtarëve të cilat emigruan, e pas kthimit të saj prej emigrimit të dytë në Abisini, vdiq burri i saj dhe ajo ngeli e vetmuar, pa ndihmës dhe mbrojtës, e sikur të kthehej te familja, ata do ta detyronin të kthehet në idhujtari, apo do ta ndëshkonin me ndëshkime të rënda që ta venë në sprovë përkatësinë e saj fetare. Nisur nga kjo, i dërguari i Allahut s.a.v.s. vendosi që të përkujdeset për të, për këtë edhe e martoi. Ky veprim tregon kulminacionin e mirësisë dhe respektit ndaj saj për besimin dhe sinqeritetin e saj ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
E sikur të kishte qenë qëllimi i të dërguarit të Allahut s.a.v.s. kënaqja e epshit, sikur që pandehën orientalistët shpifës, ai do të ikte prej kësaj grua e cila kishte mbushur plotë pesëdhjetëepesë vjet, e në vend të saj do të merrte ndonjë femër të re. Por, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte shembulli ma i lartë në fisnikëri, ndihmë dhe ndershmëri, për atë edhe me martesën e kësaj gruaje nuk deshi tjetër pos ta mbrojë dhe të përkujdeset për të, që të mbetet nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e tij.
3) Aishe binti Ebi Bekër: Kjo qe gruaja e vetme beqare me të cilën u martua i dërguari i Allahut s.a.v.s., pos saj, asnjë nga bashkëshortet e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. nuk ka qenë beqare. Aisheja ka qenë gruaja më e zgjuar e të dërguarit të Allahut dhe më e fuqishme në mbamendje, bile ka qenë ma e ditur edhe prej shumë burrave. Shumë nga dijetarët e mëdhej prej sahabeve, e pyetnin për shumë çështje që ishin të paqarta për ta, e ajo ua sqaronte. Është transmetuar prej Ebu Musa El-Esha’rijut se ka thënë:”Ne, shokët e të dërguarit të Allahut s.a.v.s., sa herë që kishim të paqartë ndonji hadith, e pyetnim Aishen r.a., e ajo çdo herë na sqaronte gjërat që na shkaktonin problem”.4
Ebu Ed-Duha ka përcjellur pej Mesrukut se ka thënë:”I kam parë shokët e mëdhej të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. duke e pyetur për çështjet fetare”.
Urve ibn Zubejri ka thënë:”nuk kam parë grua më të ditur se Aisheja në mjekësi, jurisprodencë dhe poezi”.
Kjo është realitet, e këtë realitet e vërtetojnë edhe vetë koleksionet e hadithit të cilat flasin për njohuritë e thella të Aishes r.a., për memorjen dhe aftësitë e saj të larta. Asnjë burrë, me përjashtim të Ebu Hurejres dhe Abdullah ibn Omerit, nuk kanë transmetuar hadithe ma shumë se Aisheja r.a.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. e donte Aishen ma tepër se gratë tjera, por në ishite i drejtë ndaj të gjithave në ndarjen e  e ditëve të qëndrimit me to dhe gjërat tjera që kishin të bëjnë me mirëmbajtjen materiale. I dërguari i Allahut s.a.v.s. thoshte:”O Allah, kjo është ndarja ime e drejtë në atë që kam mundësi ta bëj, e mos ma quaj mëkat nëse nuk e bëj atë që nuk kam mundësi ta kontrolloj”.
4 Hadithin e ka shënuar Tirmidhiju, nr.3877, dhe ka thënë:Ky është hadith I grades “hasenun sahihun garibun”(I mire, autentik, i panjohur).
5 El-Ahzabë: 28.
prindërve të mi?! Unë vërtetë e dua (zgjedhi) Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër”.6
Së këtejmi, miqësimi i të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me Ebu Bekrin përmes martesës së Aishes r.a., ka qenë nderi dhe mirësia më e madhe për të në këtë botë, si dhe ka qenë mënyra më e mirë për përhapjen e sunetit të tij, vlerave të tij si bashkëshort dhe dispozitave ligjore islame, në veçanti ato që u referohen grave.
4) Hafsa binti Omer: Kjo ishte grua e vejë kur u martua me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. Burri i saj Hunejs ibn Hudhafe ra dëshmor në betejën e Bedrit pasi që luftoi si luan. Ishte prej trimave të rrallë të cilët treguan heroizëm të madh në luftëra dhe ngelën të shkruar në fletët e historisë për trimërinë, heroizmin dhe xhihadin e dalluar.
Omeri r.a. ia ofroi Hafsën për martesë Othmanit r.a., pasi i vdiq gruaja e tij Rukaja, vajza e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. Por, në fund me të u martua i dërguari i Allahut s.a.v.s., gjë që qe nder, mirësi dhe respekt ma i madh për babain e saj Omer ibn Hattabin r.a.
Imam Buhariu ka transmetuar prej Abdullah ibn Omerit se kur Hafsa ka mbetur e vejë, Omeri ka shkuar te Othmani dhe i ka thënë:”Si të duash, ta japë Hafsën për grua?” Othmani i ka thënë:”Do të mendohem pak dhe do të tregoj”. Kaluan disa ditë, dhe Othmani i tha:”Më thotë diçka që mos të martohem me Hafsën”. Më pas, Omeri këtë ofertë ia ka bërë edhe Ebu Bekrit dhe i ka thënë:”Nëse don, ta japë Hafsën për grua?” Por, Ebu Bekri ka shuajtur.  Pas disa ditësh, Hafsën e kërkoi i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe Omeri e martoi për të. Omeri ka thënë:”Më pas, më takoi Ebu Bekri dhe më tha:”Ndoshta u preke me mua kur ma ofrove Hafsën për martesë, e unë nuk të ktheva përgjigje?” Unë i thashë:”Po, u preka” Më tha:”Asgjë nuk më pengoi që të ta kthejë përgjigjen pozitivisht, por mora vesh se i dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte përmendur për vete, për atë edhe nuk desha ta zbuloj sekretin e tij. Po të mo e kishte martuar ai, do e martoja unë”.
Kjo është vendosmëria e vërtetë, bile kjo është burrnia e vërtetë e cila manifestohet në veprimin e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai deshi ta mbron nderin e vet, për atë edhe nuk e konsideronte nënçmim që t’ia ofrojë bijën e vet një njeriu të mirë, ngase martesa është mënyra ma e mirë për formimin e një shoqërie të shëndoshë. E ku jemi ne sot në krahasim me këta kolosë. Sot muslimanët kanë deficit të madh në njohjen e parimeve islame, ndërkaq Islami është i bukur dhe shkëlqen. Muslimanët e sotëm i lënë vajzat e veta pa martesë derisa të vjen t’i kërkon ndonjë person që ka pasuri dhe çon jetë luksoze.
5) Zejneb binti Huzejme: Zejnebeja mbeti e vejë pasi vdiq burri i saj i cili qe një hero i madh që ra dëshmor në dyluftimin e parë që ndodhi në betejën e Bedrit, Ubejde ibn El-Harith, Allahu qoftë i kënaqur me të. Kur i ra dëshmor burri, Zejnebeja ishte e angazhuar me ofrimin e ndihmës për të plagosurit dhe lidhjen e plagëve, e vrasja e burrit nuk e ndaloi nga kryerja e kësaj detyre. Vazhdoi ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi derisa Allahu u mundësoi besimtarëve fitore në këtë betejë të parë kundër idhujtarëve. Kur kuptoi i dërguari i Allahut s.a.v.s. për durimin, vendosmërinë dhe xhihadin e saj, dhe se nuk ka kush kujdeset për të, e kërkoi për martesë dhe e mori në mbrojtje të tij. Me këtë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri për te një satisfaksion pasi mbeti pa mbështetës dhe ndihmues.
Dijetari i shquar Muhamed Mahmud Es-Savaf në traktatin e tij të shkëlqyeshëm me titull “Gratë e ndershme të të dërguarit të Allahut”, pasi që e përmend rrëfimin i rënies
6 Hadithin e ka shënuar Buhariu. Shih transmetimet e plota në:Ibn Kethir, Tefsiru-l-Kur’ani-l-a’dhim, vëll.III, f.488.
dëshmor të burrit të Zejnebes, dhe mësimet e shembullin e lartë që duhet të merret nga kjo ngjarje, thotë:”Kur e martoi i dërguari i Allahut s.a.v.s., ajo kishte mbushur gjashtëdhjetë vjet. Ajo qëndroi me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. si bashkëshorte e tij vetëm dy vjet, më pas vdiq. E tash, të pyes:Çka mendojnë gënjeshtarë për këtë martesë të ndershme dhe qëllimin e saj fisnik? A gjejnë në të diçka nga gënjeshtrat që i sajuan e thurrën shpifësit? A gjejnë në këtë martesë ndonji tregues që flet për epsh dhe pasione? Apo kjo martesë në fakt është simbol i fisnikërisë, ndershmërisë, madhështisë, mëshirës dhe mirësisë së pejgamberit më të madh të njerëzimit, i cili erdhi mëshirë për botërat.
Për këtë, orientalistët që nxitin urrejtje, le t’i kthehen arsyes e le ta kenë droe Krijuesin, le të jenë besnik në shkencë e mos e tradhtojnë shkencën për qëllime të flliqta. Ata i kanë studiuar shkencat islame vetëm për të shkaktuar huti, për të bërë propaganda, dredhi dhe për ta fyer të zotëriun e gjithë njerëzimit, Muhamedin s.a.v.s.”
6) Zejneb binti Xhahsh: Zejnebeja para se të martohet me të dërguarin e Allahut s.a.v.s., ka qenë e martuar me Zejd ibn Harithen, i cili e shkurorëzoi. I dërguari i Allahut s.a.v.s. u martua me Zejneben për një urtësi madhore, gjegjësisht me këtë ishte për qëllim që të asgjësohet një risi e shpikur nga koha e injorancës, gjegjësisht adoptimin e fëmijëve.
Disa orientalistë të mllefosur e të disponuar kundër Islamit dhe të dërguarit të Allahut, si dhe disa bishta të tyre nga njerëzit e llojit tonë, këtë ngjarje e morrën si alibi për ta akuzuar të dërguarin e ndershëm e të çiltër të Allahut, Muhamedin s.a.v.s. e të shfaqin dyshime dhe të thurrin të pavërteta kundër tij, për shkak të disa transmetimeve apokrife që janë përcjellur nga hebrejt dhe krishterët, e që për fat të keq gjinden në disa libra të tefsirit.
Ata kanë pretenduar se i dërguari i Allahut s.a.v.s. paska shkuar te shtëpia e Zejdit derisa ai nuk ka qenë prezent aty, dhe e ka parë Zejnebin. Me të parë, i ka hyrë në zemër dhe është dashuruar në të, dhe ka thënë:”Qoftëlartësuar nga të metat Allahu që i dirigjon zemrat si të don”.   Këto fjalë i paska dëgjuar Zejnebi dhe kur ka ardhur burri i saj i ak treguar se çka kishte dëgjuar prej të dërguarit të Allahut s.a.v.s. Zejdi e kishte kuptuar se gruaja e tij i kishte hyrë në zemër të dërguarit të Allahut, s.a.v.s., për këtë edhe kishte shkuar te ai dhe i kishte thënë se don ta shkurorëzoj gruan. I dërguari i Allahut i paska thënë:”Mbaje gruan tënde”, ndërkaq në zemër ka fshehur diçka tjetër. Kështu, Zejdi e shkurorëzoi me qëllim që me të të martohet i dërguari i Allahut s.a.v.s.
7 TaHa: 131.
8 Ibn El-A’rebij, Ahkamu-l-Kur’an, vëll.III.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. e njihte Zejnebin prej vegjëlie, dhe asgjë nuk e pengonte që ta martojë. Për atë, si është e mundur që një person t’ia propozojë një femër beqare një personi tjetër, e pasi ta martojë ai e të bëhet e vejë, të dashurohet në te?!
Në këtë mënyrë u hodhën poshtë si të pabaza pretendimet e shpifësve dhe u mposhtën para argumenteve dhe fakteve të qarta bindëse të cilat dëshmojnë për mbrojtjen e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. nga devijimi dhe për pastërtinë e tij nga ajo me të cilën e kanë etiketuar gënjeshtarët shpifës.
7) Hind Ummu Seleme El-Mahzumije: Para se të martohet me të dërguarin e Allahut, s.a.v.s., Ummu Seleme ka qenë e martuar për Abdullah ibn Abdu-l-Esedin, i cili qe prej të parëve të cilët e pranuar Islamin. Ky emigroi në Abisini bashkë me bashkëshorten e tij Hindin që ta mbrojnë fenë, dhe në atë kohë atyre u lindi Seleme. Abdullahu ra dëshmor në betejën e Uhudit, ashtu që gruaja Hindi ngeli bashkë me katër bonjakë pa mbrojtje dhe përkujdesje. I dërguari i Allahut s.a.v.s. e pa se mënyra ma e mirë për ta satisfaksionuar atë dhe për t’u ofruar përkujdesje bonjakëve të saj
9 El-Ahzab:36.
ishte martesa me të. Kur e kërkoi që të martohet, ajo nuk iu përgjigj menjëherë, por u arsyetua duke i thënë:”Unë jam në moshë, kam bonjakë në mbrojtje, a jam edhe tepër xheloze”. Por, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ia ktheu përgjigjen duke e dërguar një person që t’i thotë:”Për bonjakët, unë i marrë në përkujdesje, dhe e lus Allahun që ta largojë xhelozinë prej zemrës tënde, e mosha nuk është me rëndësi”. Pasi dha pëlqim Hindi, i dërguari i Allahut s.a.v.s. e martoi, u përkujdes për edukimin e fëmijëve të saj, i pranoi me zemërgjerësi ashtu që ata nuk e vërenin mungesën e babait, ngase ai u bë për ta një baba ma i mëshirshëm se babai i tyre që i kishte lindur.
Kjo nënë e besimtarëve rridhte nga një familje me prestigj, kishte prejardhje fisnike, ishte ndër të parat që e pranuan Islamin, e krahas këtyre benefiteve, ajo dallohej edhe me “mendimet e qëlluara”. Sa për ilustrim do ta përmendim rastin e Hudejbijes, kur i dërguari i Allahut s.a.v.s. e konsultoi për një nga çështjet e bashkësisë muslimane që më së tepërmi e brengosën dhe e preokupuan. Muslimanët u prekën shumë me marrëveshjen që u bë me idhujtarët në Hudejbije ngase duhej lënë lufta për dhjetë vjet sipas kushteve të parashtruara. Ata këtë e panë si shkelje të të drejtave të tyre në kohën kur ishin në kulm të fuqisë dhe madhështisë. Si rezultat i kësaj pakënaqësie me këtë marrëveshje, ata hezituan në zbatimin e urdhërit të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. për rruajtjen apo shkurtimin e flokëve me qëllim që të kthehen në Medine. Asnjë nga prezentët nuk e zbatuan këtë urdhër të të dërguarit të Allahut s.a.v.s., e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i brengosur shkoi te gruaja e tij Ummu Seleme dhe i tha:”U shkatërruan njerëzit, i urdhërova, por asnjë nuk e çoi në vend urdhërin”. Mirëpo, gruaja e tij i sugjeroi që ai vetë të del deh ta rruan kokën para tyre, dhe i tha se është e bindur se atëherë asnjë nuk do të hezitojë ta çojë në vend urdhërin e tij ngase do ta kuptojnë se ky është urdhër përfundimtar dhe nuk ka kthim prej tij. Kështu edhe ndodhi. Posa doli i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e urdhëroi qethësin që t’ia rruaj kokën, të gjithë vrapuan ta zbatojnë urdhërin e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. I rruajtën kokat e tyre dhe e u liruan nga ihrami i Umres. Pra, ky veprim qe me sugjerimin e nënës së besimtarëve Ummu Selemes, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Ummu Habibe-Remle binti Ebi Sufjan: I dërguari i Allahut s.a.v.s. u martua me të në vitin e shtatë të hixhretit. Kjo kishte qenë e martuar për Ubejdullah ibn Xhahshin, por duke qenë në Abisini, Ubejdullahu vdiq, e Ummu Habibe mbeti e vejë. Mbreti i Abisinisë Nexhashiu e martoi Ummu Habiben për të dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe i dha dhuratë kurore në vend të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. katër mijë dirhem argjendi. Ai e dërgoi Ummu Habiben në Medine me Sherhabil Hasenen. Për urtësinë e martesës së të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me këtë grua folëm më herët.
9) 10) Xhuvejrije binti El-Harith: Xhuvejrija ishte bija e El-Harith ibn Dirarit, të parit të fisit Beni Mustalik. Kishte qenë e martuar për Musafië ibn Safvanin i cili u vra në betejën e Murejsijes. Ky e la pas vete Xhuvejrijen e cila u morr peng nga muslimanët. Burri i saj ishte prej armiqve të përbetuar të Islamit dhe kundërshtarëve më të mëdhej të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. Ne më parë, kur  folëm për urtësinë politike, e zum në gojë urtësinë e martesës së të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me të si dhe me Safije binti Hujej ibn Ehteb.
10) Safije binti Hujej: Për urtësinë e martesë së të dërguarit të Allahut me te, folëm më herët, kur e sqaruam urtësinë politike të martesës së të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me ma shumë gra.
11) Mejmune binti El-Harith:Kjo ka qenë gruaja e fundit me të cilën u martua i dërguari i Allahut s.a.v.s. Me këtë emër e quajti vetë i dërguari i Allahut s.a.v.s. Aisheja r.a. për të ka thënë:”Për sa i përket Mejmunes, ajo ka qenë më e devotshmja nga ne dhe më e vëmendshme ndaj hakur të farefisit. Kjo ishte vejusha e Ebu Rehm ibn Abdu-l-Uza-së.
Është përmendur se Abasi i propozoi të dërguarit të Allahut s.a.v.s. që të martohet me te.
Besoj se është e qartë se martesa e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. me te ka qenë për të treguar mirësi, respekt dhe mirënjohje ndaj familjes së Mejmunes, ngase ata e mbështetën dhe e ndihmuan të dërguarin e Allahut s.a.v.s.
PËMBYLLJE
Të gjitha gratë e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. kanë qenë të veja, me përjashtim të Aishes r.a. I dërguari i Allahut s.a.v.s. u martua me ma shumë gra pas emigrimit, në vitin kur filluan luftërat në mes muslimanëve dhe idhujtarëve, kur u shtua vrasja dhe luftimet, gjegjësisht prej vitit të dytë të hixhretit e deri në vitin e tetë kur muslimanët arritën fitore të plotë.
Prej arabishtes:Mr.Bashkim Aliu
THIRRJET E FESTËS SË KURBANITNga Magjisteradmin
Mr.Bashkim Aliu
Për çdo vit, në ditën e dhjetë të muajit Dhu-l-hixhe, muslimanët në katër anët e botës e festojnë festën e kurban bajramit, një festë me mesazhe, porosi dhe simbolika madhështore për umetin islam, për gjithë njerëzimin, si dhe për mendimin përparimtar human. Festa e Kurbanit lëshon jehonë të fortë që ta zgjojë umetin islam dhe ndërgjegjen njerëzore në përgjithësi, që mos kufizohen paratë e botës në një grusht njerëzish, e tjerët të lehen të vuajnë e të bëhen argatë të tyre. Ky neglizhim i hallexhinjve, e ngjall protestën në zemrat e tyre, dhe bën që ta ngrenë zërin kundër humbjes së solidaritetit dhe humanitetit në botë.
Po qe se do të donim të theksojmë disa nga thirrjet e festës së Kurbanit, do të përmendnim sa vijon:
-Ngritja e zërit kundër të keqes: Festa e Kurbanit karakterizohet edhe me tekbiret që i thonë me zë besimtarët kur falin namaz, duke filluar nga dita e Arafatit, e deri në ditën e trembëdhjetë të muajit Dhu-l-Hixhe. Po tekbire preferohen të thuhen vazhdimisht, ngase tekbiri përmba madhërim ndaj Allahut, shpreh se Allahu është më i Madhi, e që sublimon besimin islam në përgjithësi. Allahu ekber-Allahu është më i madhi kur gjykojmë, kur veprojmë, kur mendojmë, kur marrim vendime, kur studiojmë, kur shoqërohemi me njerëzit, kur jetojmë dhe kur vdesim, pra për të gjitha këto, duhet të veprojmë apriori ashtu si është i kënaqur Allahu.
Shqiptimi i tekbireve me zë të lartë, poashtu, simbolizon domosdoshmërinë e ngritjes së zërit kundër të keqes dhe asaj që bëhet në kundërshtim me atë që Allahu është i kënaqur. Ky mesazh i është dhënë umetit islam për çdo vit që të plas pranvera islame me erën më të këndëshme të nektarit të nënshtrimit ndaj Allahut të Madhërishëm dhe shembjes së pushteteve të kalbura, të cilët e nënçmuan umetin islam dhe e shkelën mbi ligjet e Krijuesit, duke e paraqitur veten si mëkëmbës të cilët nuk pyeten për atë që bëjnë, e tjerët japin llogari para tyre. Dhe ja, jehona e tekbireve të festës së Kurbanit, e ngjalli umetin që të kërkon të kthehet në rrënjat e veta dhe ta shkul trupin e huaj në qenësinë e umetit. Por, rruga është e gjatë dhe plot sfida, ka edhe shumë për të bërë.
-Nënshtrimi ndaj Allahut të Madhërishë:Festa e Kurbanit lidhet me një histori të njohur edhe për masën më të gjërë, atë të Ibrahimit a.s. dhe djalit të tij Ismailit a.s. Kjo histori na e dëshmon praktikisht se ç’do të thotë të jeshë i nënshtruar ndaj Allahut të Madhërishëm. Posa e morri urdhërin se duhet ta bëjë kurban djalin, Ibrahimi a.s. kaloi në aksion, që ta manifestojë përkushtimin e tij ndaj urdhërave të Allahut të Madhërishëm. Poashtu, edhe Ismaili a.s., i cili duhej të bëhej kurban, nuk ra në dilemë, por me të kuptuar se ky është urdhër prej Allahut, tha i prerë:”O babai im, bëne atë që të urdhërohet”. Për këtë qëllim, e gjithë kjo familje besimtare, e gjuajtën djallin me gurë, pse tentonte t’i kthejë nga zbatimi i urdhërit të Krijuesit.
Kështu janë besimtarët e denjë dhe të përkushtuar, shpejtojnë t’i zbatojnë urdhërat e Allahut të Madhërishëm, bile edhe nëse kjo është e rëndë për ta.
Muslimanët e sotëm, kanë shumë nevojë ta lexojnë drejtë historinë e Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s., me qëllim që ta kuptojnë si duhet nënshtrimin ndaj Allahut të Madhërishëm dhe zbatimin e urdhërave të Tij, ngase dobësia që e ka kapluar umetin islam, është rezultat i mosnënshtrimit ndaj urdhërave të Allahut të Madhërishëm.
-Devotshmëria:Besimtari duke çuar tekbire me zë, duke prerë kurban dhe duke bërë vepra të mira, në veçanti në këto dhjetë ditë të Dhu-l-Hixhes, ngjitet në nivele të larta trë devotshmërisë, që e afrojnë te Allahu. Zatën ky është synimi i të gjitha obligimeve islame:ta
Njeriu duke therrur kurban, duke çuar tekbire dhe duke bërë vepra tjera të mira, e pastron shpirtin, e pasuron fondin e adhurimeve, e manifeston përkushtimin e tij për të qenë i denjë në kryerjen e dispozitave fetare për t’u ngritur sa më lartë shpirtërisht dhe moralisht, apo për ta arritur kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm në këtë botë dhe shpërblimin e Tij, që është rezultat i kënaqësisë së Tij, në botën tjetër.
Ja si e ka paraqitur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. këtë karakter të kurbanit në hadithet vijuese:
“Ditën e Kurban Bajramit, njeriu nuk bën punë më të dashur tek Alalhu, sesa derdhjen e gjakut (të kurbaneve). Vërtetë kurbani do të vijë në ditën e Kijametit me brirët, leshin dhe thundrat e tij. Para se të bjerë në tokë, gjaku i tij bie në një vend tek Allahu, prandaj pastroni me to veten tuaj.” (Hadithin e kanë shënuar:Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili e konsideron të mirë) Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, se pse bëhen këto kurbane, ai u përgjigj: ”Është suneti (Tradita) i babait tuaj, Ibrahimit.” Ata i thanë: “çfarë përfitojmë ne prej tyre?” Ai i tha: “Për çdo qime, një të mirë.” – “Po leshin?” – e pyetën. Ai i tha: “ Për çdo qime leshi, një të mirë.” (Hadithin e kanë shënuar: Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, ky i fundit ka thënë se është hasen)
Intelektuali i shquar boshnjak Ahmed Smajloviq në këtë kontekst ka shënuar:”Qëllimi kryesor i kryerjes së çdo obligimi islam, pra edhe kryerja e obligimit të kurbanit, është që njeriu të përsoset moralisht, të çelikoset, të pasurohet dhe humanizohet, të provojë dashurinë ndaj së vërtetës, drejtësisë dhe çdo gjëje të bukur dhe humane. Të kuptojë se duhet të jetojë, duke punuar për të mirë dhe duke luftuar kundër të keqes. Është krejtësisht e qartë se masa kryesore për valorizimin e çdo vepre të njeriut, sipas pikëpamjes islame, është të arrihet efekti etik i verifikimit të njerzishmes te njeriu, realizimin e humanitetit të tij dhe përsosjes së besimit të tij, qëllim i cili duhet të jetë në mendje të çdo besimtari të sinqertë, qëllim mirë dhe atdhedashës, i cili i përdor të gjitha forcat për arritjen e kënaqësisë së Zotit”.
-Humaniteti:Festa e Kurbanit jep një mesazh të qartë të karakterit human të kësaj feje madhështore dhe të synimit të saj që ta humanizojë njeriun dhe ta bëjë qenie solidare. Kjo, ngase në ditët e kësaj feste, muslimanët therrin kurban, për t’u ndihmuar tjerëve, në veçanti skamnorëve dhe familjeve të tyre, që gëzimi dhe harreja e festës së Kurbanit, mos të jetë prezente vetëm në shtëpitë e të pasurve dhe atyre që materialisht arrijnë të therrin kurban, por edhe të të varfurve që nuk kanë mundësi materiale për të therrur kurban. Kjo festë, i humanizon të pasurit, ngase ndajnë nga pasuria e tyre për të varfurit, në këtë rast duke therrur kurban, e i humanizon edhe skamnorët, duke i bërë të jenë mirnjohës dhe falënderues ndaj Allahut dhe të luten për vëllezërit e tyre, të cilët nuk i kanë lënë me zemër të thyer në këtë festë. Pra, humanizohet njeriu që të ketë festë të vërtetë në mbarë umetin dhe të arrihet kohezion social dhe shtytje ekonomike në shoqëri.
Me fjalë tjera, besimtari kur e therr kurbanin, simbolikisht e therr egoizmin, kopracinë, lakminë dhe dhënien pas anës materiale të jetës, mendjemadhësinë dhe mos të qenit falënderues ndaj Allahut të Madhërishëm. Poashtu, me aktin e flijimit të kafshës në emër të Allahut, e shpreh botërisht dhe në vepër, gatishmërinë e flijimit dhe sakrifikimit të çdo gjëje për t’i arritur synimet, objektivat dhe idealet e besimit.
Ah, të kishte qenë bajram në mes Ramazanit!Nga Magjisteradmin
Mr.Bashkim Aliu
Besoj se disa nga ata që më njohin se jam hoxhë, do të mund të pyesin se çka është kjo fjalë, Bajram në mes Ramazanit, a thua mos don ta ndrroje Bajramin. E unë, nuk e kam për qëllim ta ndrroj kohën e Bajramit, dhe as ta shkurtoj Ramazanin, por ajo që më shtyri ta them këtë janë telegramet e urimit të bajramit nga ana e zyrtarëve të lartë amerikanë si presidenti Barak Obama dhe sekretarja e shtetit Hillari Klinton.
Presidenti Obama ia uroi bajramin homologes së tij kosovare Atifete Jahjaga, e Hillari Klinton i dërgoi telegram urimi me rastin e festës së Bajramit homologut të saj, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Haxhinasto.
Këto telegrame urimi mund të komentohen nga aspekte të ndryshme dhe të shihen si mesazhe me përmbajtje të ndryshme, por ajo që nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë është se një nga mesazhet e këtyre telegrameve është edhe ai se zyrtarët e lartë amerikanë Shqipërinë dhe Kosovën i njohin si vende me shumicë muslimane. Dhe sado që të mundohet dikush ta fsheh identitetin e vet, apo të tregohet se ka voltazhën më të dobët të reflektimit të besimit të tij, nuk i bën dobi, sepse në bajram i vjen telegrami i urimit nga qarqet diplomatike vendimmarrëse kryesore në botë.
Poashtu, nuk bën punë, gjegjësisht këto telegrame urimi për bajram, nuk mund t’i ndalë as edhe nëse vehet laicizmi dhe legalizimi i homoseksualizmit si preambula të kushtetutave të këtyre dy vendeve, me qëllim që të bien në sy sa ta marrish në dorë kushtetutën, nga frika se mos po u hikin njerëzve prej syve,  e jo vetëm përcaktimi i tyre si kategori kushtetutare, diku në brendi të kushtetutës si nene të saj.
Votimi kundër futjes së lëndës së mësimbesimit nëpër shkolla dhe të lejimit të nxënëseve dhe studenteve që të vijojnë mësimet me veshje islame, nga ana e shumicës së deputetëve të parlamentit të kosovës, nga njëra anë, dhe zgjedhjes së modelit më të egër të laicizmit e legalizimit të homoseksualizmit në një ambient si Kosova, nga ana tjetër, është dëshmi e një qasje paradoksale ndaj demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut, nga ana e atyre që ulen në ulëset e parlamentit dhe shtypin susta për “po” e “jo”.
Derisa në rastin e legalizimit të homoseksualizmit, alibi e kanë patur mbrojtjen e të drejtave të të gjitha minoriteteve, në këtë rast edhe atyre seksuale, dhe mosdiskriminimin e tyre, në rastin e votimit të fundit për mësimbesimin në shkollat publike dhe lejimin e mbajtjes së shamisë për nxëneset dhe studentet, këtë alibi e tjetërsuan dhe e përmbysën në emër të laicizmit, i cili megjithatë në rastin konkret flet për injorancën në fushën e hermeneutikës, ose disponimin antifetar të një pjese të deputetëve të parlamentit të Kosovës. Sipas një komenti tjetër, kjo flet për neomarksistë leninistët, gjegjësisht flet se djelmoshat e edukuar në frymën enveriste e marksist leniniste qëndrojnë besnik në rezistimin ndaj fesë dhe të drejtave fetare, por tash në emër të laicizmit të shtetit.
Nuk ka më të shenjtë në demokraci, në të cilën besojnë një pjesë e deputetëve të parlamentit të Kosovës si sistem më të lartë shoqëror, se sa të mbrosh të drejtat e njerëzve dhe të jeshë në anën e lirisë së shprehjes, besimit dhe ushtrimit të bindjeve fetare. Por, ja, pikërisht në atë godinë që shumë e quajnë tempull të demokracisë, në mënyrën më të egër shkilen disa nga të drejtat elementare të një pjese të popullatës, edhe atë mu të grave, e drejta që të veshet sipas rregullave fetare dhe të mëson duke qenë me veshje të këtillë. Ngritja e dorës, apo shtypja e sustës kundër kësaj të drejte, është atak mbi demokracinë në të cilën thirren ata që e atakuan, është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe mbi të gjitha krijohet përshtypja se është një cirk për të dalë nga likura jote e të mundohesh të paraqitesh ai që s’je. Por, mos harrojmë, telegrami i urimit të Bajramit përsëri i vjen Atifetes dhe Haxhinastos prej Amerike edhe pas dy muajsh, pra në Kurban Bajram.
Para se të shtypet susta kundër, deputetët që e kanë bërë këtë, është dashtë të ndalen e të mendojnë se kjo nuk është hiç më pak se një krim intelektual dhe arsimor. Ata me këtë kanë privuar vajza me shami nga vijimi i studimeve, gjegjësisht me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, i kanë përjashtuar nga bangat e shkollës. Ky akt vandal ndaj të drejtave elementare të njeriut dhe brabarizëm i pamëshirshëm ndaj arsimit, në fakt, shpalos kontradiktat në ushtrimin e demokracisë dhe zgjedhjen e atyre që e përfaqësojnë demokracinë në shtet. Votuesit e Kosovës, nuk kanë votuar për këta deputetë që ta nëpërkëmbin demokracinë në formën më banale dhe më vulgare, në veçanti kur është në pyetje arsimi dhe të drejtat e njeriut, por i kanë votuar që të jenë të drejtë dhe të gjykojnë njejtë sipas kritereve demokratike, ndaj diskriminimit të të gjitha shtresave. Nga ajo që u pa, del se këta paskan patur dert vetëm që mos diskriminohen homoseksualët, e nuk paskan patur aspak dert se disrkiminohen femrat me mbulesë, edhe atë, mu në sferën e arsimit.
Poashtu, kjo përbërje parlamentare, mban përgjegjësi historike për avansimin e antivlerave dhe ngulfatjen e vlerave në shoqërinë kosovare. Derisa kushtetuta e Republikës së Kosovës e legalizon homoseksualizmin, një nga antivlerat më të tmerrshme për fatin e njeriut dhe shoqërisë, kjo përbërje parlamentare nuk lejoi më së paku të zhvillohet një garë për instalimin e vlerave në shoqëri, përmes futjes së mësim-besimit në shkollat publike, e nga i cili vendim do të përfitonin të gjitha, para së gjithash familja si qelizë bazë e shoqërisë.
Nga ajo që u tha, pra ngritja e dorës kundër futjes së mësim-besimit në shkollat publike dhe për ndalimin e mbajtjes së mbulesës në shkollat publike, naga ana e vajzave muslimane, dhe dërgimi i telegrameve të urimit për festën e Fitër Bajramit nga zyrtarët e lartë amerikanë për homologët e tyre shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, do ta kuptoni edhe ju pse unë u shpreha kështu:Të kishte qenë Bajrami në mes Ramazanit. Ndoshta, deputetët e parlamentit të Kosovës, kur do t’i shihnin këto telegrame urimi nga zyrtarët amerikanë, do të ndrronin mendje dhe do të votonin ndryshe për këto dy ligje. Mirëpo, ja votimi ndodhi para Bajramit, dhe u bë berbat ashtu siç e pamë të gjithë.
Por, përsëri le të ngelet si është, le të jetë Bajrami pas përfundimit të Ramazanit se politikanët tanë janë belaja më e madhe mbi kokën e popullit, dhe Zoti e di se a i kanë dëgjuar telegramet e urimit për Bajramin, ngaqë ma shumë rinë të dehur se sa jo të dehur.
BAJRAMI, FESTË E LOTËNga Magjisteradmin
Mr.Bashkim Aliu
Në fund të muajit të bekuar të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakraificës shpirtërore e materiale të besimtarit, vijnë edhe shpërblimet për ata që e kanë kaluar këtë muaj konform porosive të Atij që e bëri farz agjërimin-Allahut të Madhërishëm.
Në fund të këtij muaji, apo me lindjen e hënës së re të muajit vijues të Hënës, muajit Sheval, lindin edhe përjetimet e reja të besimtarëve të përkushtuar në zabtimin e asaj që ua ka urdhëruar Krijuesi i tyre, ndjenja për të shijuar frytin e punës së vet, të ndërtuar e sforcuar nga mëshira dhe bujaria e Zotit të Madhërishëm, i Cili robit të Vet, për një vepër të mirë që e bën, i jep shpërblim të shumëfishtë.
Po, janë këto ndjenja të pritjes së shpërblimit dhe mirënjohjes ndaj Allahut që na mundësoi ta kryejmë këtë obligim madhor, në ndërkohë që gjatë Ramazanit kanë dominuar ndjenjat e të qenit të përpiktë në adhurime dhe përkujdesit maksimal që çdo moment i këtij muaji të shfrytëzohet deri në pikën e fundit. Janë këto ndjenja që lindin nga thënia e të Dërguarit të Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se umetit-popullit të tij i janë dhënë pesë gjëra në Ramazan, që nuk i janë dhënë popullit të asnji pejgamberi para tij, e në mes tyre është edhe shpërblimi që e marrin në fund të këtij adhurimi.
Po, janë këto ndjenja të fitores së madhe të shpirtërores ndaj materiales, vlerave mbi antivlerat, devotshmërisë mbi pacipësinë, kontrollit mbi anarkinë, humanitetit mbi egoizmin, paqës mbi dhunën, durimit mbi euforinë, maturisë mbi azhuritetin, etj., etj., të gjitha këto të mishëruara në adhurimet që besimtari i ka bërë në këtë muaj të bekuar. Me këtë, njeriu e kthen besimin në vetvete se ai vërtetë është qenia ma madhështore e Allahut, dhe këtë pozitë duhet ta ruaj me devotshmëri dhe përkushtim, ngase devijimi dhe nënshtrimi ndaj djallit dhe pasioneve, e nxjerr nga natyra e të qenit qenie me vlerë të veçantë dhe krijesë e dalluar në tokë.
Janë këto ndjenja që burojnë nga të kuptuarit e nënshtrimit, përuljes, modestisë dhe thellësisë shpirtërore, ngritje dhe avansim në piedestalet më të larta, dhe lartësim në pozita te i Gjithëmëshirshmi.
Janë këto ndjenja të shijimit të mundit personal dhe asaj që e fituam me punën tonë, falë mëshirës së Allahut, e jo të asaj që tjerët e bënë për ne. Pikërisht ky është fokusi i festës në Islam dhe koncepti më i lartë i të festuarit. Besimtari në ditën e Bajramit, qoftë Fitër Bajrami apo Kurban Bajrami, e feston atë që e ka bërë vetë personalisht, e feston rezultatin e djersës dhe mundit të vet, e jo rezultatin e mundit dhe djersës së tjetrit. Besimtari kur  e feston Bajramin, e feston përfundimin e adhurimit në momentin përkatës, e jo përfundimin e adhurimit nga dikush tjetër në një kohë tjetër. Me këtë, Islami dha mesazh të qartë se muslimani, për të festuar, duhet të punojë vetë, e jo të zbrapset në punë dhe në jetë në përgjithësi, dhe një ditë gjatë vitit të ngritet e të feston atë që kanë bërë tjerët.
Por, ky bajram, jo se tjerët kanë qenë shumë më ndryshe, na vjen si një festë e lartë në lotë të ndjenjave të përziera, lotë që dalin nga gëzimi, shpresa dhe fitorja, dhe lotë që dalin nga dhimbja dhe pikëllimi.
Nga njëra anë, në këtë Bajram të Madh, si që e quajmë ne muslimanët e Ballkanit, rrjedhin lotë gëzimi për fitoren historike të popullit mbi tiranët, lirisë mbi diktaturën, arsyes mbi çmendurinë, përparimit mbi stagnimin dhe ngjitjes në maje të zhvillimit të gjithmbarshëm mbi thellimin në humnerën e dekadencës. Janë këto lotët e rrënimit të diktatorëve gjakpirës arabnë, që aq gjatë e dhunuan dhe e nënçmuan popullin e tyre. Vullneti dhe forca e popullit të shtypur, mposhti çdo tentativë për të mbijetuar diktatorët me fuqinë e pushtetit dhe shtypjes. Sot, në këtë ditë bajrami, muslimanët në vendet arabe frymojnë shlirshëm dhe janë krenarë që u dhanë grusht diktatorëve të egër, nga më të mbrapshtit që ka njohur historia e re e
njerëzimit. Ata fillojnë të shkruajnë një histori të re të këtij rajoni, e si rrjedhojë e kësaj, edhe të gjithë botës islame.
Por, në këtë ditë bajrami, rrejdhin edhe lotë pikëllimi dhe dhimbje për ata viktima që ranë nga çmenduria e diktatorëve të pangopur me pushtet dhe dhunë mbi popullin, për abuzimin me të mirat dhe resurset e trollit të tyre, me djersën dhe pasurinë e popullit, që ata të mbrapshtë, pa fije mëshire e bënë.
Rrjedhin lotë dhimbje për viktimat që ende po bien nga dora e gjakësorëve që nuk kanë arsye të marrin mësim nga përfundimi i kolegëve të tyre diktatorë. Ende plaga e ndryshimit dhe rikthimit të lavdisë së umetit kullon gjak në disa pjesë të trupit të umetit islam. Megjithatë, sado që të zgjat nata, agimi patjetër do të vjen.
Rrjedhin lotë pikëllimi dhe krenarie për trimin që sakrifikoi jetën në mbrojtje të tërësisë së tokës tonë të Kosovës, që i tha lamtumirë rinisë, për mos të lënë që dheu ynë të njolloset nga kriminelët që decenie me radhë na shtypën, por kurrën e kurrës nuk na gjunjëzuan. Në fund, ëndra u bë realitet, u thirr ezan në Kosovën e lirë.
Rrjedhin lotë pikëllimi për gjendjen e rëndë dhe urinë e etjen që i ka kapluar vëllezërit tanë në Somali, dhe gjetiu, e muslimani, pas Ramazanit, ma mirë se çdo kush tjetër e kupton dhimbjen dhe ndjenjat e të urriturve dhe të eturve. Njëkohësisht, Ramazani duhet të jetë një shtytje dhe stimuls që dita e Bajramit të shndërrohet në aksion të madh humanitar mbarëislam për t’i ndihmuar të urriturit dhe të eturit, skamnorët dhe hallexhinjtë që pësojnë nga uria dhe thatësia. Pikërisht për këtë, në Ramazan, jo vetëm që agjërohet, por jepet edhe ndihmë materiale, e që njihet me emrin „fitre“, e destinuar apriori për skamnorët.
Shpresojmë që Bajrami të jetë jetësim i mesazhit madhor të humanitetit dhe solidaritetit që na dha Ramazani.
O Zot, shndërroi lotët e pikëllimit në lotë gëzimi.
Për hajër na qoftë Fitër Bajrami.
KOMPENZIMI I AGJËRIMIT TË RAMAZANEVE TË KALUARANga Magjisteradmin
I nderuari dhe shumë i respektuari mufti, shejh, Dr.Jusuf el-Kardavi, pranoni përshëndetje të përzemërta.
Fillimisht po ju lus që mos të qortoni dhe të më kritikoni, gjendja ime më mjafton si pendim, dhembje dhe qortim, por unë shpresoj që të më udhëzosh në atë që e përmirëson gabimin dhe veprimin tim.
Unë qe dhjetë vjet me radhë nuk e kam agjëruar muajin e Ramazanit, gjegjësisht që kur kam patur tridhjetë vjet. Nuk jamë i sëmurë dhe as që e mohoj obligimin e agjërimit të Ramazanit, por pranoj se agjërimi i Ramazanit është farz për çdo musliman të moshës madhore, që është i shëndoshë dhe i mençur, dhe se është shtylla e katër e Islamit. Nuk kam agjëruar thjesht nga dobësia ime dhe dominimi i epshit.
Këtë vit, falë Allahut të Madhërishëm, e agjërova muajin e Ramazanit, por pyes se çka do të bëhet me Ramazanet e kaluara? A t’i agjëroj dhjetë Ramazanet e kaluara, nga një muaj për çdo vit të lënë, gjë që është rëndë për mua, apo të japë kompenzim për dhjetë vitete e pa agjëruara? Apo, a kërkohet prej meje që të agjëroj nga gjashtëdhjetë ditë për çdo ditë që nuk e kam agjëruar e që në mënyrë matematikore do të dukej si vijon:60 ditë x 30 ditë x 10 vjet, marrë parasyshë se kompenzimi për mosagjërimin me qëllim të një dite, është si kompenzimi për Dhiharin, sikur që kam lexuar një herë një fetva të Shejhu-l-Ez’herit Sejjid Tantavi.
Më duhet t’ju përkujtoj se unë nuk e kam braktisur namazin dhe as ndonji obligim tjetër fetar që prej atëherë e deri më tash. Më tregoni, si do ta përmirësoj këtë gabim.
Një i penduar nga Katari
Dr.Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA
Unë nuk do ta qortojë vëllaun e nderuar për veprimet jo të drejta karshi Allahut të Madhërishëm dhe për atë që e ka lënë pas dore obligimin e agjërimit të Ramazanit, i cili është një nga obligimet më madhështore islame, për dhjetë vjet rresht, ngase mjafton që vëllau e qorton veten, ndjehet fajtor dhe e bren ndërgjegja. Qoftë lavdëruar Allahu që e ka ngjallur ndërgjegjen e tij, pas gjithë atyre viteve që ka qenë nën pushtimin e epshit.
Më duhet të theksoj se është për të ardhur keq dhe mjaft e çuditshme ajo që shohim shumë muslimanë dhe muslimane të cilët e agjërojnë Ramazanin, por, për fat të keq, nuk e falin namazin, ndërsa namazi është obligimi më i madh në Islam pas dëshmisë së përkatësisë islame përmes Shehadetit. Vetëm njeriu i prishur merr guxim që ta shkel shenjtërinë e Ramazanit duke mos agjëruar me qëllim, Allahu na ruajt.
Kalimi i gjithë këtyre viteve, nuk e shlyen nga ai këtë borxh apo këtë obligim që robërit e kanë ndaj Allahut të Madhërishëm. Sipas Islamit, kalimi i viteve nuk i shfuqizon të drejtat e njerëzve e as të drejtat e Allahut (Obligimet ndaj njerëzve dhe ndaj Allahut), por kjo e drejtë-hak, ngelet borxh për njeriun derisa ai vetë ta kryej apo dikush tjetër ta kryej për të, përndryshe ky borxh i kërkohet në Ditën e Gjykimit.
Për atë, prej teje kërkohet që:të agjërosh një ditë për çdo ditë të pa agjëruar, gjegjësisht komplet 300 ditë për dhjetë vitet e kaluara pa agjërim të Ramazanit. Ti nuk do të agjërosh gjashtëdhjetë ditë për çdo ditë që nuk e ke agjëruar, sikur përmende në pyetje, e që në mlnyrë matematikore do të dukej kështu:60 x 30 x 10= 18000 ditë.
Këtë mënyrë të kompenzimit e mbështesin disa njerëz, duke u nisur nga ajo se kush e prish ndonji ditë të Ramazanit me qëllim- sipas disa shkollave juridike kjo vlen për ata që e prishin me qëllim për shkak marrëdhënieve intime, e sipas disa tjerave kjo vlen për ata që e prishin me qëllim për shkak marrëdhënieve intime si dhe për shkak ngrënies dhe pirjes[4]- obligohet me kompenzim të rënduar për çdo ditë që e ka prishur:lirimin e një robi, apo agjërimin e dy muajve pa ndërprerë, apo ushqimin e gjashtëdhjetë të varfurve, qofshin këto gjëra obligative sipas renditjes së përmendur, apo obligative me të drejtë të zgjedhjes njërën prej tyre, varësisht prej qëndrimeve të drejtimeve të fikhut.
Mirëpo, ne themi:Ky kompenzim i rënduar ka të bëjë me atë që agjëron dhe me qëllim e prish agjërimin. Ky kompenzim i është bërë obligim që të jetë pastrim për të. Ndërkaq, ai që aspak nuk ka agjëruar, për të nuk ka kompenzim të këtij lloji. Kjo çështje mund të krahasohet me  betimin valid, i cili nëse nuk zbatohet, obligon kompenzim. Ndërkaq, betimi jovalid-jeminu-l-gamus, betim ky të cilin e përdor njeriu për ndonjë gënjeshtër me qëllim, për të nuk ka kompenzim, por për të vetëm duhet kërkuar falje dhe bërë pendim.
Poashtu, këtë mund ta krahasojmë edhe me kompenzimin në vrasjen pa qëllim. Për vrasjen pa qëllim ka kompenzim, ndërkaq për vrasjen me qëllim nuk ka kompenzim, por personi që e ka bërë aktin e tillë, duhet të pendohet konform kushteve të pendimit.
Dera e pendimit është e hapur për çdo mëkat, qoftë i madh apo i vogël, qoftë se është bërë duke lënë pas dore një detyrë, apo duke e vepruar një gjë të ndaluar.
Ndërkaq, pendimi nuk do të jetë i sinqertë dhe nuk do të pranohet vërtetë pa mos u shoqëruar nga kthimi i hakeve te të zotët e tyre, qofshin haket ndaj Allahut apo haket ndaj njerëzve. Ky është kusht i patjetërsueshëm për pranimin e pendimit te Allahu i Madhërishëm.
Fidja në vend të agjërimit të çdo dite, gjegjësisht ushqimi i të varfurit, pranohet vetëm nga personi i cili nuk ka mundësi të agjërojë aspak. Pasi personi i tillë nuk mund ta agjërojë Ramazanin në kohën e vet, normalisht agjërimi bie prej tij edhe në plotësimin e mëvonshëm. Por, nëse ka mundësi të agjërojë, atëherë nuk pranohet asnji mënyrë tjetër e kompenzimit pos agjërimit.
Së këtejmi, unë e këshilloj vëllaun që pyet të agjërojë gjatë dimrit, kur ditët janë të shkurtëra dhe të ftohta. Shumë muslimanë agjërojnë në këtë kohë agjërim vullnetar-nafile.
Vëllau që po pyet, ka mundësi që të vendoset të agjërojë nga tre muaj të dimrit në çdo vit, e unë e sigurojë se ai kur do të agjërojë muajt njërin pas tjetrit, agjërimi do t’i lehtësohet dhe nuk do të ndjejë asnji ngushti apo lodhje, në veçanti kur kihet parasyshë se ai do të ketë ndjenja se është duke e përmirësuar një gabim të mëparshëm, se e paguan borxhin dhe e kënaq Zotin.
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava Muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e III)
Përktheu:Mr.Bashkim Aliu
[1] El-Bekare: 183.
[2] El-Enfal: 38.
[3] Hadithin e kanë shënuar së bashku:Buhariu dhe Muslimi prej Ibn Abasit. Shih:El-Lu’ëlu’u ve-l-merxhan, nr.705.
[4] Ky është qëndrimi i shkollës juridike Hanefite, sipas të cilëve ai që e prish një ditë të Ramazanit me qëllim dhe pa arsye, obligohet me kefaret i cili është:agjërimi i dy muajve rresht. Këtu, shejh Kardavi e tregon qëndrimin e vet për çështjen në fjalë, marrë parasyshë se ai është një nga juristët dhe dijetarët më të mëdhej të kohës tonë (B.A.)
MESAZHI I PAQJES NË MUAJIN E RAMAZANITNga Magjisteradmin
Muaji i bekuar i Ramazanit  nuk paraqet vetëm një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një nga obligimet më të mëdha  fetare, por paraqet edhe një nga evenimentetet më të mëdha të karakterit botëror, ngase në gjithë globin merret vesh se ka filluar muaji i Ramazanit dhe të gjitha mediumet botërore i kushtojnë hapësirë si lajmit për fillimin e këtij muaji madhështor, poashtu edhe dokumentareve të ndryshme për organizimin e jetës së muslimanëve gjatë Ramazanit dhe ndikimin e tij në personalitetin dhe jetën e muslimanit.
Ky adhurim dhe eveniment madhështor me tërë përmbajtjen dhe gjallërinë e tij që ia jep botës islame, ngërthen në vete kuptime madhështore dhe përçon mesazhe të shumta, jo vetëm për muslimanët, por edhe për mbarë botën. Së këtejmi, marrë parasyshë edhe kontekstin kohor dhe preokupimin e mbarë njerëzimit me çështjen e mostolerancës dhe tendecave ekstremiste në rritje, në veçanti në Europë, në këtë shkrim do të ndalemi në mesazhin e paqës në muajin e Ramazanit.
Muaji i bekuar i Ramazanit e përçon në shoqëri mesazhin e paqës, qetësisë dhe mirësisë, edhe atë duke u mbështetur në shumë fakte dhe dëshmi, e që ne do të veçojmë sa vijon:
-Formimin e personalitetit të devotshëm: Të jeshë i devotshëm, do të thotë të keshë shpirt të pastër e solidar, të jeshë afër Zotit dhe të mirës, e larg djallit dhe të keqes. Një shpirt që është i devotshëm, nuk mund të mendojë keq për njerëzit tjerë dhe as të bëjë sherre dhe t’i sjell kokëçarje botës, pa marrë parasyshë se a bëhet fjalë për muslimanë apo jo muslimanë, dhe a bëhet fjalë për njerëz apo gjallesa tjera, bile edhe për gjithë natyrën.
Njeriu i devotshëm reflekton dritë, siguri, paqë, mirësi dhe dashuri në shoqëri. Ai është në paqë me vetveten, me botën përreth, me krijesat dhe me natyrën që e rrethon. Ai jo vetëm që nuk bën keq dhe dëm, por as që mendon bile të bëjë diçka të tillë.
-Durim dhe maturi në raport me njerëzit: Thesari i traditës pejgamberike është pasuria më e madhe e detajuar që shpjegon mesazhin e paqës të këtij muaji të bekuar. I Dërguari i Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi, në një varg thëniesh të tij na ka dhënë instruksione se si duhet të sillemi ndaj tjerëve në Ramazan, mbi çfarë baze t’i ndërtojmë raportet me tjerët, dhe si të jetë reagimi ynë në situata të ndryshme të palakmueshme për ne. Nga këto porosi dhe instruksione shihet qartë se paqja është një nga rrezet më të mëdha që reflekton dielli i mesazheve të Ramazanit.
Kështu, i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka bërë me dije se agjërimi i Ramazanit nuk ka vlerë për atë që nuk i len fjalët e liga dhe dëshmitë e rrejshme, e që drejpëdrejtë e çrregullojnë rrejdhën normale të jetës dhe i rrënojnë raportet ndërnjerëzore. Është transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë:”Kush nuk i len fjalët e pavërteta dhe veprimin sipas tyre, Allahu nuk ka nevojë që ai person të lërë ushqimin dhe pijen e tij”. Fjalët e pavërteta këtu janë sinonim i çdo të keqeje që del nga goja e që i lëndon tjerët apo vetveten.
Poashtu, i Dërguari i Allahut na ka mësuar që kur të jemi agjërueshëm, mos kemi reagim të shpejtë, por të jemi të durueshëm, maksimalisht ta kontrollojmë veten edhe në momentet më të rënda kur jemi para provokimeve të këqija, si dhe të jemi falës dhe mos i tejkalojmë kufijtë. Kur jemi agjërueshëm ne duhet të reflektojmë amturi e durim, si dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për të ndërtuar  paqë dhe besim reciprok. Ja si e paraqet këtë në një thënie të tij i Dërguari i Allahut:”kur ndonjëri prej jush është agjërueshëm, të mos flasë fjalë të pamoralshme dhe të mos bëhet injorant, nëse dikush e sulmon ose e fyen, le të thotë:Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm”. Besoj se ky hadith nuk don shumë koment për ta kuptuar se si e përçon Ramazani mesazhin e paqës dhe si e ndërton atë në shoqëri.
-Paqë përmes humanitetit:Muaji i Ramazanit, mes tjerash, është edhe muaji i humanitetit dhe bamirësisë ndaj njerëzve. Pikërisht duke mos ngrënë e mos pirë, njeriu e kupton më mirë se ç’do të thotë të jeshë i urritur dhe të mos keshë të hashë e pishë. Në fakt, në këtë mënyrë, më mirë e kupton njeriun që vuan nga uria dhe je më i ndieshëm ndaj popujve të cilët janë të kapluar nga uria.
Shiquar nga këndi i fetares, Ramazani është muaj kur preferohet në veçanti lëmosha, bujaria si dhe të gjitha llojet e mirësisë ndaj njerëzve. Bile, ai që agjëron duhet të japë edhe lëmoshën e fitrit në fund të Ramazanit, e cila destinohet për të varfurit.
Vetë i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka nxitur që të jemi më human dhe më bujar në muajin e Ramazanit, e edhe ai vetë ka qenë më bujar në këtë muaj. Shokët e tij pohojnë se i Dërguari i Allahut ka qenë njeriu më bujar nga të gjithë, e në garë me vetveten, edhe më bujar ka qenë në muajin e Ramazanit. Kjo flet se besimtari i cili e merr shembull të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin paqja e Zotit qoftë mbi të, duhet të jetë i këtillë, gjegjësisht bujar, human dhe solidar, në veçanti në muajin e Ramazanit.
Të gjitha studimet sociologjike dhe ato të fushës së kriminalistikës faktojnë se një nga shkaqet e përhapjes së krimeve, vjedhjeve dhe formave tjera të rrezikimit të pasurisë së njerëzve, është edhe papunësia, varfëria dhe uria. Së këtejmi, duke qenë human ndaj njerëzve, duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve dhe duke i ushqyer të urriturit e duke u përkujdesur për ata që kanë nevoja, ne ndërtojmë paqë në shoqëri. Kjo, ngase duke u ndihmuar materialisht, ne e pengojmë apo e zbusim krimin në shoqëri, në veçanti vjedhjet dhe rrezikimin e pasurisë. Poashtu, krijojmë ura lidhëse mes të pasurve dhe të varfurve, ngjallim dashuri dhe simpati në zemrat e të varfurve ndaj të pasurve, e jo urrejtje dhe zili.
Në këtë mënyrë, përmes humanitetit, Ramazani e përçon mesazhin e paqës.
Në përmbyllje, ajo që duhet të jetë e veçantë të theksohet është se Ramazani edhe në përmasa globale i then botëkuptimet e gabuara, pikërisht përmes  asaj që përmendëm dhe shumë gjërave tjera që nuk arritën t’i përmendim. Edhe përskaj propagandave të pamëshirshme dhe qëllimkëqija e joobjektive kundër Islamit dhe muslimanëve duke i paraqitur ata si burim të frikës, sherrit dhe terrorit, muaji i Ramazanit e promovon filozofinë e vërtetë të Islamit dhe mesazhet e mësimeve të tij. Muaji i Ramazanit ven përpara syve të botës personalitetin e muslimanit durimtar, të matur, human e solidar, të devotshëm dhe paqëdashës.