Register

Login
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?
Regjistrohu!
Nga Xhamia Wil
Mbi Imamin : Imami
Postuar nga Ajeti Kyqur 2008/10/7 21:20:00 (1708 Lexime)

Mr. Bekim Alimi
Jam i lindur mė 02.01.1974 nė njė fshat i thirur Neproshten-komuna e Tetovės, i cili shtrihet nė veriperendim tė Maqedonisė.

Shkollėn fillore e mbarova nė tė njėjtin fshat e tetėvjeēaren nė njė fshat tjetėr-Sllatinė, i cili largonte 2 km. nga ai i yni.Shkollėn e Mesme Theologjike-Islame e mbarova nė Shkup e cile zgjati plot 4 vite.
Pasi rridhnja nga njė familje gurbetēare dhe pak a shumė e pasur (Babau kish punuar disa vite nė Gjermani e tashmė nė Zvicėr) kėshtuqė mė pėrmbante materialisht pėr tė vazhduar studimet edhe mė lartė.
Nė Maqedoni nuk kishte fakultete Theologjike Islame kėshtuqė u detyrova tė zgjedh ndonjė nga shtetet Arabe. Rastet ishin qė studjoja nė Kairo-Egjypt, Medine-Arabinė Saudite apo Tunis.
Meqė kisha disa tė njohur nga ish studentėt e Kairos kėrkova informata dhe mė kėshilluan qė tė mos zgjedh vend tjetėr edhe interesimi im personal pėr historinė e Egjyptit bėri qė tė vendos pėr kėtė vend dhe mu ashtu u bė.
Mė 15 Shtator 1992 u lėshua Aeroplani nė Aeroportin e Ri tė Kairos i cili mbante me vehte edhe disa student tjerė pos meje. Drejtimin tė cilin e zgjodha ishte “ Filozofia dhe Akaidi “
Pasi gjuha Arabe pėr mua ishte e pa njohur u detyrova qė tė ndjek kurse tė gjuhės dhe nė tė njėjtėn kohė tentoja tė mėsojė pėr nė fakultet.

Sidoqoftė pas njė viti kurs hde 5 vite studime erdhi edhe viti1998 kur nė Univerzitetin “ Al-Azhar ” u shėnua edhe njė i diplomuar i ri me emrin Bekim-Sadush Alimi. Vetėm njė muaj mė vonė u ktheva nė Maqedoni ku edhe u martova.
Pasiqė e shoqja dhe familja e saj jetonin dhe punonin nė Zvicėr mu dha edhe mua i njėjti rast.
Qė nga Shtatori i `98 gjendem nė Zvicėr ku qė nga fillimi isha i mendimit se njeriu ku jeton dhe punon duhet edhe tė dijė tė komunikon, gjė e cila mė obligoi tė ndjek edhe kurset e gjuhės Gjermane, gjė qė mė mundėsoi pas njė viti e gjysėm tė mund tė inkuadrohem si pėrkthyes zyrtarė i kantonit tė St.Gallen –it.

Momentalisht jam Imam i xhamisė sė Wil-it dhe Ligjerues fetar (Religionslehrer) nė shkollat e Wil-it. Nė mars tė vitit 2004 pėrfundova me studimet e shkallės sė tretė (Magjistraturėn) nė Univerzitetin Amerikan me seli nė Kairo. Tema e diplomės: Sistemi demokratik nė peshoren e mendimeve islame. Pėrpjekjet e mia tė tanishme janė, pėr regjistrimin e doktoraturės nė univerzitetin e Bern-it.
Aktivitetet: Krahas punės sime tė rregullt si mėsues nė shkolla dhe imam, jam edhe nėnkryetarė i bashkėsisė islame tė gjith qendrave islame nė Zvicrėn lindore.Pjesmarės nė tryezėn e rrumbullakėt tė feve, pėrfaqsues i muslimanėve.Anėtarė i shoqatės musliane-krishtere nė Zvicėr, nga e cila kėrkohen tė drejtat e muslimanėve nė formė zyrtare nga qeveria.

Printer Friendly Page dėrgo kėtė temė shokut tėnd Create a PDF from the article
Kush ėshtė nė rrjet
5 antarė janė online (5 antarė kanė hapur News)

Antarė: 0
Mysafirė: 5

mė tepėr...