|
Unbenanntes Dokument
Kushtet e Islamit
4 KUSHTET E ABDESTIT
قال تعالي:
يا ايها الذين امنوا اذا قمتم الي الصلاة فاغسلوا وجوهكم و ايديكم الي المرافق وامسحوابرؤوسكم و ارجلكم الي الكعبين...
Thot Allahuxh.sh.:
“O ju që keni besuar! Kur të ngriteni për në namaz lani fytyrat tuaja dhe kkrahët tuaj gjer mbi bëryla, fërkoni kryet tuaja dhe lani këmbët tuaja gjer mbi nyje…”(El-Maide 6)
- Larja e Fytyrës
- Larja e Krahëve deri mbi bëryl
- Fërkimi i kokës mes-h
- Larja e këmbëve deri në nyje
-Larja e Fytyrës:
Të lahet fytyra mirë prej ku dalin flokët deri nën mjekër dhe prej veshi në vesh.
-Larja e Krahëve deri mbi bëryl
Larja dhe fërkimi i krahëve mirë deri mbi bëryla, d.m.th. të mos mbetet asnjëpjesë e krahut pa mos u lagur.
-Fërkimi i kokës mes-h
Me dorë të lagur e prekim pjesë e përparshme të kokës - ¼ e kokës .
-Larja e këmbëve deri në nyje
Larja e këmbëve mirë dhe fërkimi i tyre gjithashtu sa të mos mbetet asnjëvend pa u lagur. Nëse mbetet diç nuk pranohet ardesti dhe nëse nuk kemi abdest nuk mund të fatemi, lutei, lexojmë Kur`an etj.
Përveç këtyre katër kushteve të obliguara në abdest lahen edhe disa pjesë tjera siç janë tri herë goja, tri herë hunda dhe çdo pjesë tjetër nga tri herë, shpërlarja e veshëve dhe fërkimi i qafës.
Pse marrim Abdest?
Vazhdon Verseti i lartëcituar kështu:
“…nuk dëshiron Allahu që t`ju rëndojë por dëshiron t`ju pastroj dhe t`ju falë juve bëgatinë e Tij me qëllim që ju të E falënderoni”.
|