|
Unbenanntes Dokument
Kushtet e Islamit
Unbenanntes Dokument
6 KUSHTET E BESIMIT
1.Besimi në Allahun një
2. Besimi në Melaiket (Engjujt) e Tij
3. Besimi në Librat e Tij
4. Besimi në Profetët e Tij
5. Besimi në Caktimin e Tij (Kada dhe Kader)
6.Besimi në ditë e Kijametit
1.Besimi në Allahun një:
Të besohet Allahu një dhe se nuk ka zot tjetër pos Tij.Ai jeton dhe nuk vdes ,nuk ka lindur nga askush e as nuk lind askënd. Ai sheh gjithçka, din , dëgjon, dhe hollësisht është i informuar për gjërat.
2. Besimi në Melaiket (Engjëjt) e Tij
Melaiket e tij janë shumë por 4 janë me rrole më të mëdha:
- XHEBRAILI – i cili sjell shpalljet
- MIKAILI _ i cili sjell rizkun
- AZRAILI _ i cili merr shpirtrat
- ISRAFILI _ i cili i fryn surit ditën e Kijametit
3. Besimi në Librat e Tij
Gjithashtu edhe librat e Zotit janë shumë por më të mdhatë janë:
- TEVRATI _ i cili i zbriti Musës a.s
- ZEBURI _ i cili i zbriti Davudit a.s.
- INXHILI _ i cili i zbriti Isaës a.s.
- KUR`ANI _ i cili i zbriti Muhamedit a.s.
4. Besimi në Profetët e Tij
Profetët e Zotit janë shumë por 28 janë të njohur tek ne sepse ate na e tregon Kur`ani.
5. Besimi në Caktimin e Tij (Kada dhe Kader)
Vendimi dhe Caktimi i Allahut xh.sh. është: Cdo punë në botë apo lëvizje është e shënuar tek Allahu xh.sh. dhe Ai ka caktuar për te.
6.Besimi në ditë e Kijametit
Ka një ditë kur duhet mbaruar jeta në këtë botë dhe do të vdesin të gjitha krijesat, pastaj do të ngjallen edhe një herë që të japin llogari për atë që e punuan në këtë botë. Nëse mirë shpërblehen e nës e keq dënohen.
|