|
Unbenanntes Dokument
Kushtet e Islamit
Unbenanntes Dokument
5 KUSHTET E ISLAMIT
- Shqiptimi i Shehadetit
- Falja e Namazit
- Dhënja e Zekatit
- Agjërimi i Ramazanit
- Shkuarja në Haxh kush ka mundësi
- SHEHADETI ose DËSHMIA
Shehadet është : Të besosh me Zemër, ta shqiptosh me gojë dhe ta punosh atë që e besosh dhe e thuash.
Në gjuhën arabe thuhet kështu:
اشهد ان لا اله الا الله و اشهد ان محمدا عبده و رسوله
(Esh-hedu en la ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu)
Që d.m.th. Dëshmoj se nuk ka Zot pos Allahut xh.sh. dhe se Muhamedi a.s. është I dërguari dhe profet i Tij.
Pra kuptojmë se shehadeti ndahet në : Besimin në Allahun xh.sh. një Zot dhe ska tjetër pos Tij dhe besimin në Muhamedin a.s. si Profet I fundit i njerëzimit.
- FALJA E NAMAZIT
قال تعلى و اقيموا الصلاة و اتواالزكاة واركعوا مع الراكعين
Thot Allahu xh.sh.: „FALE NAMAZIN DHE JEPE ZEQATIN DHE PËRULU ME ATA QË PËRULEN“
Namaz d.m.th.: Lutje në mënyrë të caktuar dhe fjalë të caktuara.
Këtë obligim fetar duhet ta kryej çdo musliman dhe muslimane 5 herë në ditë dhe atë:
1 Namazi i Sabahut 2 Namazi i Drekës 3 Namazi i Ikindijës 4 Namazi i Akshamit dhe 5 Namazi i Jacijës.
- DHËNIA E ZEQATIT
قال تعلى و اقيموا الصلاة و اتواالزكاة واركعوا مع الراكعين
Thot Allahu xh.sh.:„FALE NAMAZIN DHE JEPE ZEQATIN DHE PËRULU ME ATA QË PËRULEN“
Zeqat d.m.th.:Ndarje e një pjese të vogël nga pasuria private për të varfurit.
Muslimani është i obliguar që një herë në vit nga pasuria që ka ndejtur tërë vitin pa u përdorur të paguaj 2.5% për të varfurit.
Kjo shpreh butësin e të pasurit ndaj të varfurit- pra Allahu don që njerzit të duhen mes vehte.
- AGJËRIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT
قال تعالى: يا ايهاالذين امنوا كتب عليكم الصيام كما كتب على الذين من قبلكم لعلكم تتقون.
Thot Allahu xh.sh.:„ O JU QË BESUAT, U ËSHTË BËRË JUVE AGJËRIMI OBLIGIM ASHTU SI U ISHTE BËRË EDHE ATYRE PARA JUSH, ME QËLLIM QË TË BËHENI TË DEVOTSHËM“. (el-Bekare 183).
RAMAZAN është: Muaj në kalendarin Musliman kurse
AGJ!ERIM është: Largimi prej çdo lloj ushqimi dhe pije prej lindjes së diellit dhe deri në perendimin e tij.
Kalendari musliman llogaritet sipas hënës dhe mu për ate Ramazani lëviz në vit.
P.sh. më herët ka qenë verës tash vjen dimrit dhe kështu me rradhë.
- SHKUARJA NË HAXH KUSH KA MUNDËSI
قال تعالى: الحج اشهر معلومات فمن فرض فيهن الحج فلا رفث ولا فسوق ولا جدال في الحج ..
Thot Allahu xh.sh.:„ HAXHI BËHET NË MUAJ TË CAKTUAR... (el Bekare 197)
Haxh është: Vizita e vendeve të caktuara në kohë të caktuar.
Ky obligim kryhet në QABE- Meke Arabinë Saudite dhe ate një herë në jetë për personin që është i shëndoshë dhe ka pasuri.
|