|
Unbenanntes Dokument
Kushtet e Islamit
Marrja e Abdesit Të merret ngadalë sipas mundësive të mos harxhohet shumë uji, dhe pa ndihmen e huaj.
Pastërtia Të jetë i pastër trupi, rrobat, vendi ku do të falemi.
Mbulesa Të mbulohen pjesët e turpshme të trupit:
Tek meshkujt ne kushte të vështira (mos pasuri), obligohet të mbulohet prej kërthizës e
deri nën gjunjë.
Tek femrat të mbulohet i tërë trupi për pos shuplakave dhe fytyrës deri në bilizik dhe deri
në zogjt e këmbëve.
Drejtimi kah Kiblja Kiblja është në drejtim të Mekkes-Qabes.
Për atë që e sheh ndërtesën e Qabes drejtohet kah ajo, e të tjerët orientohen me mjete speciale
të cilat po munguan përdoret logjika e shëndoshë.
Koha e përcaktuar Nuk lejohet falja e namazit para kohës së caktuar.
Të bëhet nijeti P.sh. Vendosa ta fal namazin e... për hirë të Allahut xh.sh., u ktheva kah kiblja
Allahu Ekber.

Tekbiri Iftitah (fillestar)
bëhet kështu: Tek meshkujt.- duke i ngritur duart lart, preken të butat e veshëve me gishtërinjt e mëdhenj duke shprehur fjalën Allahu Ekber, lidhim dorën e djatht mbi të majtën ashtu që gishti i madh dhe i vogli i dorës së djatht e mbështjellin krahun e majt, dhe lidhemi pak më poshtë kërthizës.
Tek femrat.- Duart ngrihen deri tek supet e krahëve duke shprehur fjalën Allahu Ekber dhe vëndojm dorën e djatht mbi të majtën dhe i vëndojm mbi krahëror. |

|
|
Kijami (Qënrimi në këmbë)
Qëndrimi në këmbë është obligim për çdo musliman e muslimane për veç atyre që për shkaqe shëndeti nuk munden. Të tillët munden të falen ulur, shtrirë apo në çfar pozite është më lehtë për ta.
Kiraeti (Leximi i Kur`anit) Duhet lexuar një ajet të gjatë apo tre të shkurt ose një sure. |
Ruku (Përkulja e trupit në Namaz)
Meshkujt.- Vëndojn duart mbi gjunjt e tyre dhe duhet shiquar në vendin e sexhdes.
Femrat.- Vëndojn duart pak më lartë se gjunjt dhe shiqimi qëndron në majen e gishtërinjve të këmbës dhe thuhet 3 herë
Subhane Rabijel Adhim
(I lartësuar është Zoti im i Madhi) |

 |
Sexhde (Lëshimi i ballit në tokë)
 |
Në këtë rast thuhet 3 herë Subhane Rabiel Eala (I lartësuar është Zoti im më i Madhi) Në këtë rast duhet që balli, hunda, shuplakët e duarve, gjunjt dhe majet e gishtërinjve të këmbës të prekin mbi sipërfaqen e tokës. |
Kadei Ehire (Ulja e fundit)
| Qëndrimi në këte pozitë është i obligueshëm deri sa të lexohet Etehijati. |

 |
|