Register

Login
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?
Regjistrohu!
Unbenanntes Dokument

Kushtet e Islamit

Kushtet e: Islamit Besimit Abdesit Namazit Guslit Tejmumit

 

Si merret tejemumi?

1. Së pari bëhet nijet pastrimi nga xhunupllëku ose nga gjendja pa abdest.

Për të falur namaz me tejemum, nuk mjafton të bëhet nijet vetëm për tejemum. Duhet të bëhet nijet për të marrë tejemum për diçka që është ibadet, p.sh., tejemum për namaz të xhenazes, për abdest ose për gusul.

Duke bërë nijet për tejemum, nuk ka nevojë t’i ndash abdestin dhe gusulin. Nijeti për abdest të bën të pastër edhe prej xhunupllëkut. Me tejemumin e bërë nijet për pastrim nga xhunupllëku, mund të falet namazi. Nuk ka nevojë për tejemum të dytë për namaz.

2. Dy duart, i përvesh deri mbi bërryla, me pëllëmbët e duarve prek dheun e pastër, gurë, tokë, gëlqere ose murin e suvatuar, duke i mbështetur së paku tre gishta, dhe me dy pëllëmbët e fërkon një herë fytyrën, domethënë i jep mes-h. Nëse dora nuk e prek qoftë edhe një pjesë të fytyrës, tejemumi nuk është i vlefshëm.

Për t’i dhënë mes-h mirë fytyrës, të dy duart me pëllëmbë të hapura dhe me katër gishta të ngjitur njëri me tjetrin, i vëmë te balli nga ku fillojnë të dalin flokët dhe ngadalë i zbresim drejt nofullës.

3. Dy pëllëmbët i vëmë prapë në tokë (në dhé) dhe pasi t’u biem një herë duarve, pra pasi ta shkundim dheun, së pari me katër gishtat e dorës së majtë fërkojmë anën e sipërme të dorës së djathtë drejt bërrylit dhe pastaj anën e brendshme të krahut me pëllëmbën e brendshme të majtë e fërkojmë prej bërrylit deri në pëllëmbë. Unaza duhet të hiqet.. Pastaj njësoj me dorën e djathtë fërkohet krahu i majtë. Pëllëmba duhet të prekë në dhé dhe nuk është e nevojshme të mbesë pluhur në dorë.

Tejemumi për abdest dhe gusul është i njejtë.

Gjërat që e prishin tejemumin

Sapo të pushojë situata e arsyeshme që e bën të nevojshëm tejemumin, pra kur të gjendet ujë, në situata që prishin abdestin dhe gusulin prishet edhe tejemumi.

Dobitë e abdestit, gusulit dhe tejemumit

Që të dy pastrimet me qëllim të ibadetit, sjellin shumë dobi për shëndetin e trupit tonë. Krahas dobive të shumta trupore, ka edhe shumë dobi shpirtërore. Disa nga dobitë e shumta që janë argumentuar, mund t’i rradhisim si vijon:

1- Në jetën tonë gjatë ditës, nuk mbetet vend që nuk e prek dora jonë, nuk mbetet mikrob që nuk e merr ajo. Ja, larja e duarve, e fytyrës dhe e këmbëve që bëhet duke marrë abdest, është një mbrojtje shumë e mirë për sëmundjet e lëkurës dhe infeksionet. Mikrobet, bakter et parazitore në trup hyjnë gjithnjë nëpërmjet lëkurës.

2- Me larjen e hundës e cila është kujdestare e sistemit tonë të frymëmarrjes, pengohet hyrja në trup e masës së mikrobeve dhe e pluhurit.

3- Larja e fytyrës e forcon lëkurën, të çlodh dhe lehtëson dhembjen e kokës. I vë në lëvizje damarët dhe nervat. Marrja e vazhdueshme e abdestit, sado që njerëzit plaken, ndikon në ruajtjen e fytyrës së tyre nga rrudhat.

4- Në situatat që shkaktojnë xhunupllëkun, me harxhimin e një energjie të madhe, rritet shpejtësia e rrahjes së zemrës dhe e qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrja shpejtohet. Me angazhimin e tepërt të trupit ndihet lodhje, rraskapitje, shtangje, plogështi, kryesisht ngadalësohen mjaft aktivitetet shpirtërore. Me gusul trupi fiton gjallërinë e përparme. Një mbrojtës shumë i mirë i trupit është larja e rregullt.

5- Abdesti dhe gusuli ka ndikim pozitiv edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mënjanon ngurtësimin dhe ngushtimin e damarëve.

Kush ėshtė nė rrjet
3 antarė janė online (1 antarė kanė hapur Shartet e Islamit)

Antarė: 0
Mysafirė: 3

mė tepėr...